Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 148 në tërë Kosovën

25.05.2022

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 148 raste aktive me COVID-19. Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total dy raste aktive me COVID-19. Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 21 qytetarë. Ndryshe, numri […]

Dy raste aktive me COVID-19 në Suharekë, 148 në tërë Kosovën Foto: Ilustrim

Nga njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) bëhet e ditur se aktualisht në vendin tonë janë 148 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës janë në total dy raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus ndërsa janë shëruar 21 qytetarë.

Ndryshe, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.034.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 128 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.610 doza të vaksinës.

Deri më sot 822.891 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.604 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.