Dy kosovarët e akuzuar për vrasjen e 52-vjeçarit nga Vraniqi i Suharekës, po konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë

18.10.2022

Dy kosovarët që akuzohen për vrasjen 52-vjeçarit Ragip Kolgecit, në Itali po konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë. Gjyqtari hetues i Treviso-s, Carlo Colombo, e ka konfirmuar burgosjen e dy të dyshuarve Afrim Manxhukës, dhe nipit të tij Valmir Gashit. Ata akuzohen se e kanë vrarë me dashje Kolgecin, mbrëmjen e 12 tetorit në Treviso. Dy […]

Dy kosovarët e akuzuar për vrasjen e 52-vjeçarit nga Vraniqi i Suharekës, po konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë Foto: Ilustrim

Dy kosovarët që akuzohen për vrasjen 52-vjeçarit Ragip Kolgecit, në Itali po konsiderohen të rrezikshëm për shoqërinë.

Gjyqtari hetues i Treviso-s, Carlo Colombo, e ka konfirmuar burgosjen e dy të dyshuarve Afrim Manxhukës, dhe nipit të tij Valmir Gashit.

Ata akuzohen se e kanë vrarë me dashje Kolgecin, mbrëmjen e 12 tetorit në Treviso.

Dy kosovarët u arrestuan nga ekipi i drejtuar nga Immacolata Benvenuto.

Gjatë seancës që u zhvillua të shtunën e 15 tetorit ata kishin shfrytëzuar të drejtën për t’u mos u përgjigjur.

Krimin e bërë e ka mohuar nga Afrim Manxhuka, e ka mohuar avokati i tij Mattia Visentin, shkruan Treviso Today përcjell Klankosova.tv.

Ai mohon çdo keqbërje të klientit të tij dhe nuk e bën përgjegjës atë.

Derisa avokati i kosovarit tjetër, Mauro Serpico. tha se klienti i tij vetëm se kishte ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe se assesi nuk e kishte goditur viktimën.

Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në Itali, Diamant Kastrati, e ka dënuar aktin e ndodhur të mërkurën.

Ai në takimin me kryetarin e Trevisos, Mario Conte, tha se aktet e tilla e dëmtojnë jo vetëm imazhin e komunitetit atje por edhe raportet me popullin e Trevisos.