Duhël, e mbushi veturën me karburante dhe iku pa paguar, rasti në hetim

26.01.2022

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pikë të derivateve, një i dyshuar i panjohur e ka mbushur automjetin me karburante në vlerë 55 Euro dhe duke e kanosur është larguar në drejtim të panjohur pa paguar. Rasti raportohet […]

Duhël, e mbushi veturën me karburante dhe iku pa paguar, rasti në hetim Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pikë të derivateve, një i dyshuar i panjohur e ka mbushur automjetin me karburante në vlerë 55 Euro dhe duke e kanosur është larguar në drejtim të panjohur pa paguar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 22:55, në fshatin Duhël të Suharekës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti vazhdon të hetohet.

“Fsh. Duhël, Suharekë 25.01.2022. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në një pikë të derivateve, një i dyshuar i panjohur  e ka mbushur automjetin me karburante në vlerë 55€ dhe duke e kanosur është larguar në drejtim të panjohur pa paguar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.