Duhël, djegi mbeturina, zjarri del jashtë kontrollit dhe djeg 10 ari sipërfaqe me bar

18.09.2021

Si në muajin e kaluar siç duket edhe këtë muaj zjarrfikësit e Suharekës do ta kenë sfidë përballjen me zjarret fushore dhe malore. Kjo për faktin se ka disa ditë që intervenimi i zjarrfikësve është i domosdoshëm për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve. Edhe gjatë ditës së djeshme zjarrfikësit e qytetit u përballen me fikjen […]

Duhël, djegi mbeturina, zjarri del jashtë kontrollit dhe djeg 10 ari sipërfaqe me bar Foto: Ilustrim

Si në muajin e kaluar siç duket edhe këtë muaj zjarrfikësit e Suharekës do ta kenë sfidë përballjen me zjarret fushore dhe malore.

Kjo për faktin se ka disa ditë që intervenimi i zjarrfikësve është i domosdoshëm për lokalizimin dhe shuarjen e zjarreve.

Edhe gjatë ditës së djeshme zjarrfikësit e qytetit u përballen me fikjen e zjarreve.

Sipas raportit të policisë, bëhet e ditur se i dyshuari mashkull kosovar raportohet se kishte djegur disa mbeturina, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur rreth 10 ari bari i thatë.

Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe kanë arritur që ta shuajnë zjarrin. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Duhël të Suharekës, rreth orës 10:00.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar kishte djegur disa mbeturina, zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe si pasojë është djegur rreth 10 ari bari i thatë. Zjarrfikësit kanë shuar zjarri. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, bënë të ditur Policia e Kosovës.