“Duart magnetike” të hajnave në Suharekë, gjatë 2022’ës u raportuan mbi 60 raste të vjedhjeve!

  • 26.01.2023
“Duart magnetike” të hajnave në Suharekë, gjatë 2022’ës u raportuan mbi 60 raste të vjedhjeve!

Rastet e vjedhjeve dhe tentimet për kryerjen e veprimeve të tilla janë raste të cilat pothuajse çdo ditë qytetarët i raportojnë në Policinë e Kosovës.

Ky fenomen shkakton pasiguri tek qytetarët e njëkohësisht është edhe sfidë për institucionet e vendit të cilat ballafaqohen me personat e dyshuar të cilët kryejnë veprime të tilla, duke dëmtuar në mënyrë materiale viktimat.

Nga ajo që dëgjojmë dhe shohim në përditshmëri, rezulton se cak i hajnave janë natyrisht gjërat që janë më të vlefshme, si: gjësendet shtëpiake, ari, para, vetura, telefona mobil, e shumë të tjera, shkruan SuharekaOnline.


Padyshim që edhe në Komunën e Suharekës këto raste i kemi dëgjuar përgjatë vitit që e lam pas, 2022.

Në një prononcim për SuharekaOnline, Komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj ka treguar se gjatë vitit paraprak, në Komunën e Suharekës ka pasur dhe janë raportuar raste ku qytetarëve i janë vjedhur gjërat e tyre nga persona të panjohur.

Sylaj tregon se gjatë vitit 2022, në stacionin që ai e drejton janë raportuar gjithsej 63 raste të vjedhjve duke shtuar se poashtu janë raportuar edhe 17 raste të tentimit për vjedhje.

SuharekaOnline më poshtë ka renditur disa nga vjedhjet për të cilat edhe ka raportuar gjatë vitit 2022.

Me datë 21.01.2022- Policia e Kosovës kishte raportuar për një vjedhje e cila kishte ndodhur në fshatin Leshan të Suharekës, ku sipas raportit të policisë bëhej e ditur se viktima femër kosovare ka njoftuar policinë se në kohën sa nuk ka qenë askush në shtëpi nga persona të panjohur i janë demoluar orenditë në shtëpi dhe janë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme.

Poashtu, një muaj pas, pra me datë 15.02.2022 një person kishte njoftuar policinë se persona të dyshuar të panjohur për të, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlerë të konsiderueshme, para të gatshme dhe një orë dore, ky rast nga policia ishte cilësuar si vjedhje e rëndë.

Më 26.03.2022 policia njoftonte se ankuesi mashkull ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij duke dëmtuar derën dhe nga aty kanë vjedhur stoli ari dhe 400 euro para të gatshme. Rasti raportohet të ketë ndodhur më 23 qershor rreth orës 21:30 në rrugën “Maksut Kuqi” në Suharekë.

Ndërsa, në muajin maj poashtu, nga njoftimet e policisë rezultonte se në Komunën e Suharekës ishin raportuar 13 raste të vjedhjeve.

Vjedhjet e gjë sendeve me vlerë si paratë e stolitë e arit, në Suharekë kishin vazhduar të ndodhin e të raportohen muaj pas muaji në shifra shqetësuese.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhej e ditur se më 15 korrik 2022 ankuesja femër, kishte raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një pushkë gjuetie, një pistoletë për të cilat posedon leje dhe katër orë dore. Po ashtu, nga Policia kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit u janë gjetur dhe sektuestruar 34 fishekë të kalibrit që nuk i përkasin armëve me leje përkatëse.

Situatë e njejtë e rasteve të vjedhjeve ka vazhduar deri në fund të vitit 2022.

Ndërsa, në katër javët e para të vitit 2023 në Stacionin Policor në Suharekë nga statistikat që posedon SuharekaOnline figuron se janë raportuar 6 raste të vjedhjeve.

Poashtu, SuharekaOnline posedon statistika edhe për numrin e rasteve të vjedhjeve të raportuara në polici edhe për vitin 2021, ku sipas të dhënave figuron se në vitin 2021 në Komunën e Suharekës janë regjistruar 84 raste të vjedhjeve dhe 17 raste të tenimit për vjedhje.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë