Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë hap konkurs pune për 2 mjek/e dhe 3 infermier/e në QKMF-Suharekë

07.12.2022

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan SuharekaOnline. Në konkurs […]

Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë hap konkurs pune për 2 mjek/e dhe 3 infermier/e në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme dhe tre infermier/e për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, shkruan SuharekaOnline.

Në konkurs për pozitën e mjekut/es të përgjithshëm thuhet se kandidatët të cilët janë interesuar për të aplikuar duhet të sjellin këto dokuemnta:

  1. Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer
  2. Vërtetimin mbi stazhin e kryer
  3. Licensen e Punës
  4. Certifikatën e lindjes
  5. Kopjen e letërnjoftimit
  6. Certifikatën e gjendjes shëndetësore
  7. Certifikatën që ndaj tij/saj nuk zbatohen hetimet

Ndërsa, për pozitën e infermierit/es kërkohen këto dokumenta:

  1. Diplomën përkatëse mbi shkollimin e kryer
  2. Vërtetim mbi mbi praktikën profesionale- përvojën
  3. Certifikatën e lindjes
  4. Kopjen e leternjoftimit
  5. Certifikatën e gjendjes shëndetësore
  6. Licensen e Punës
  7. Certifikatën që ndaj tij/saj nuk zbatohen hetimet