Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs pune për një teknik/e i/e farmacisë në QKMF-Suharekë

02.09.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs për një teknik/e i/e farmacisë. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 1 shtator 2021, ka hapur konkurs pune për një teknik/e i/e farmacisë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë në depon Qendrore të Barnave. Sipas dokumentit të siguruar […]

Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs pune për një teknik/e i/e farmacisë në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë ka hapur konkurs për një teknik/e i/e farmacisë.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 1 shtator 2021, ka hapur konkurs pune për një teknik/e i/e farmacisë në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare në Suharekë në depon Qendrore të Barnave.

Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se orari i punës do të jetë i plotë dhe se kohëzgjatja e kontratës është gjashtë (6) muaj punë provuese me mundësi vazhdimi.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes në mjetet e përditshme informative.

Detyrat e punës:
– Siguron mirëmbajtjen e vazhdueshme profesionale të farmacisë duke i klasifikuar sipas rendit të gjitha produktet farmaceotike dhe profesionale;
– Mban evidencë ditore për të gjitha produktet farmaceotike dhe medicinale që janë përdorur, duke qartësuar vendin e shfrytëzimit të secilit veç e veç;
– Harton listën e kërkesave për furnizime me produkte medicinale dhe farmaceotike në konsultim me Farmacistin/en i/e të Diplomuar;
– Ndihmon në përgjegjësinë e farmacisë në menaxhimin e farmacisë;
– Asiston në përgjegjësinë e farmacisë me rastin e hartimit të raporteve periodike të punës;
– Bashkëpunon me shërbimet e tjera si të Spitalit/QKMF-ve dhe merr kërkesa për nevojat e veçanta të tyre;
– Çdo fund të vitit kalendarik në bashkëpunim me Farmacistin/en i/e të Diplomuar mirret me regjistrimin e stoqeve të depos;
– Dhe punët tjera të dhëna nga udhëheqësi.

Konkurs-01.09.2021