Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë

  • 07.06.2022
Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs për zëvendës drejtor të QKMF-Suharekë

DSHMS ka shpallur konkurs pune për zëvendës drejtor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë.

“Duke u bazuar në nenin 67 të Ligjit për Zyrtarët Publik nr. 06/L-114 si dhe në bazë të autorizimit të Kryetarit të Komunës së Suharekës nr. 01-181-30550 të datës 24.05.2022 për lejimin e shpalljes së konkursit për vendet e lira të punës për nevojat e QKMF-së në Suharekë, Ligjit të Punës së Republikës së Kosovës nr. 03/L-212, neni 5 i Udhëzimit Administrativ nr. 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë të nenit 21 i Udhëzimit Administrativ Kujdesi Parësor Shëndetësor nr. 04/2020 dhe në bazë të statusit të QKMF-së, DSHMS në Suharekës publikon këtë konkurs”, thuhet në njoftim.


Sipas konkursit të publikuar nga DSHMS-ja bëhet e ditur se koeficienti është H-6, H-850, ndërkaq orari i punës 40 orë në javë.

Po ashtu, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është me afat të pacaktuar sipas Ligjit të Punës nr. 03/L-212.

Kushtet e konkursit

Kandidati/ja të cilët konkurojnë për këto pozita përveç kushteve të përgjithshme të parapara me ligj duhet të kenë të përfunduar:

– Fakulteti Juridik – diplom universitare apo Administrat Publike diplom universitare – 180 ECTS;
– 4 vite përvojë e punës në menaxhim.

Në njoftim të DSHMS-së, thuhet se të gjithë kandidatët të cilët hyjnë në listën e ngushtë, do të ftohen në intervistë dhe për datën e mbajtjes së intervistës do të njoftohen me kohë dhe do të intervistohen nga Komisioni Intervistues.

Aplikacionet merren në Administratën e DSHMS-së, adresa te parku i qytetit – Suharekë.

Të drejtë për aplikim kanë të shtetesait e Republikës së Kosovës të cilët janë banor rezident dhe se data e shpalljes së konkursit është nga 06.06.2022 deri më 06.07.2022.

Afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë nga 08.07.2022 deri më 22.07.2022.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë