Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë

02.02.2022

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 31 janar 2022, ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë. Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se orari i punës do të jetë i plotë dhe se kohëzgjatja e kontratës është gjashtë (6) muaj punë me […]

Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë Foto: Ilustrim

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 31 janar 2022, ka hapur konkurs pune për dy mjek/e të praktikës së përgjithshme në QKMF-Suharekë.

Sipas dokumentit të siguruar nga SuharekaOnline bëhet e ditur se orari i punës do të jetë i plotë dhe se kohëzgjatja e kontratës është gjashtë (6) muaj punë me mundësi vazhdimi.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë pas shpalljes në mjetet e përditshme informative.

Përshkrimi i punëve dhe detyrave të punës:
– Kujdeset për shëndetin e pacientëve, përshkruan tretmanet, medikamentet dhe aplikon masat tjera shëruese;
– Udhëzon pacientët në bërjen e analizave bazike laboratorike dhe aplikon procedurat tjera diagnostike;
– Aranzhon bartjen e pacientëve në spital;
– Udhëzon pacientët tek specialistët mjekësor dhe shkëmben të dhënat relevente mjekësore;
– Pranon implimentimin e programve shëndetësore të dizajnuar në nivele më të larta si Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna;
– Ndihmon në preventimin e sëmundjeve ngjitëse dhe çrregullimeve të ndryshme duke u këshilluar në shëndetin bazik të përgjithshëm.

Kualifikimi: Të gjithë kandidatët duhet të kenë të kryer fakultetin e Mjekësisë, drejtimi i Mjekësisë së përgjithshme.

KONKURS-1