Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë dhuron 159 motokultivator për bujqit e komunës

19.12.2022

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në përkrahje të fermerëve të Komunës së Suharekës. Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i ka dhuruar 159 motokultivator për bujqit, të cilët kanë aplikuar për përkrahje me mekanizëm bujqësorë, përkatësisht motokultivator. “Në përkrahje të fermerëve të Komunës sonë, sot Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, […]

Drejtoria e Bujqësisë në Suharekë dhuron 159 motokultivator për bujqit e komunës Foto: Ilustrim

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në përkrahje të fermerëve të Komunës së Suharekës.

Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i ka dhuruar 159 motokultivator për bujqit, të cilët kanë aplikuar për përkrahje me mekanizëm bujqësorë, përkatësisht motokultivator.

“Në përkrahje të fermerëve të Komunës sonë, sot Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, i ka dhuruar 159 motokultivator për bujqit, të cilët kanë aplikuar për përkrahje me mekanizëm bujqësorë, përkatësisht motokultivator.

Me rastin e shpërndarjës, së bashku me përfituesit ishin të pranishëm edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe drejtori për bujqësi, Ardian Kotorri dhe zyrtarë tjerë nga kjo drejtori. Kryetari Muharremaj iu ka uruar punë të mbarë përfituesve ka thënë : Uroj ti gëzoni dhe ti shfrytëzoni sa më shumë dhe sa më mirë, njëherit ju njoftoj se vitin tjetër buxheti për fermerë do të jetë mbi 1 milion euro.

Ndihma dhe përkrahja për bujqësinë asnjë herë nuk do të mungojë, por do të rritet vazhdimisht”.” thuhet në njoftimin e drejtorisë.