Drejtori i Hidroregjionit Jugor, Zenel Zenelaj flet për sfidat, borxhet e shlyera të ndërmarrjes dhe projektet e vitit 2023 për Suharekën

25.01.2023

Kryeshefi Ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor në Prizren, Zenel Zenelaj në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar për sfidat, gjendjen në të cilën e ka gjetur institucionin, gjendjen aktuale dhe projektet të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2023. Zenel Zenelaj ka treguar se duke parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohej kompania dhe punëtoret, […]

Drejtori i Hidroregjionit Jugor, Zenel Zenelaj flet për sfidat, borxhet e shlyera të ndërmarrjes dhe projektet e vitit 2023 për Suharekën Foto: Ilustrim

Kryeshefi Ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor në Prizren, Zenel Zenelaj në një intervistë për SuharekaOnline ka treguar për sfidat, gjendjen në të cilën e ka gjetur institucionin, gjendjen aktuale dhe projektet të cilat priten të realizohen gjatë vitit 2023.

Zenel Zenelaj ka treguar se duke parë nga afër problemet me të cilat ballafaqohej kompania dhe punëtoret, vështirërsitë financiare, borxhet e shumta përshkak të keqmenaxhimit, ai u vendosi të kandidonte për postin e Kryeshefit Ekzekutiv në vitin 2020.

Poashtu thotë se pas marrjës së detyrës në prill të vitit 2020 në fillim ka filluar menjëherë me analizimin e gjendjës aktuale të asaj kohe të ndërmarrjes, e ku sipas tij të gjeturat për fat jo të mirë ishin befasuese.

Zenelaj tregon se një ndërmarrje si Hidroregjioni Jugor që regjeneron të arritura vjetore në vlerë mbi 5.5 milion euro, asaj kohe si pasojë e keqmenaxhimit kishte arritur të zhytet në borxh mbi 2.7 milion euro.

Tutje thekson që atë kohë vështirësi ka qenë edhe përgatitja e pagave për punëtorët, faturat e materialit dhe ndërmarrja nuk përmbushte planifikimet e parapara, duke shtuar se në teren kishte edhe reduktime të shumta të ujit si dhe shumë projekte të pa përmbyllura.

Poashtu, ai thotë se nga keqmenaxhimi dhe rezultat i problemeve të tilla kishte humbur edhe besueshmëria e qytetarëve.

Kryeshefi i Hidrorgjionit Jugor në Prizren, Zenel Zenelaj për SuharekaOnline ka paraqitur edhe një tabelë në të cilën pasqyrohen borxhet që kishte gjetur në ndërmarrje.

Pasqyra e borxheve 2020

  • ObligimetngaKekut ->                             1,4 Milion Euro
  • Obligimetndaj ATK-se ->                          531,144.35 Euro
  • Obligimetndajfurnitorve dhe tjera ->   735,325 Euro

Gjithësej borxhi:                                               2,755.979  Euro

E si rezultat i këtyre borxheve, ai tregon se xhirollogaria e kompanisë ishte bllokuar.

Menjëherë pas marrjes së drejtimit të Kompanisë Zenelaj tregon se ka përpiluar një projekt afat shkurtër për tejkalimin e problemeve akute të ndërmarrjes, ku poashtu edhe ka arritur të zhbllokoj xhirollogarinë dhe ka arritur marrëveshje për pagesën graduale të borxheve të papaguara.

“Kemi arritur një mobilizim të gjithë ndërmarrjës, në të gjitha komunat, ndalimin e keqperdorimeve, rritje të llogari dhënjes, kontrolloit të shtuar të shpenzimeve hyrëse dhe dalëse, kontrollen e shtuar ndaj furnizuesve, menaxhimit të shpejtë të problemeve në teren, zvoglimin e humbjeve të ujit, kemi arritur të përmbyllim shumë projekte, të zvoglojm reduktimet e ujit dhe të përmirësojm ndjeshem gjendjën e Kompanisë.” tha Zenelaj.

“Që nga marrja e detyrëse së Kryeshfit Eksekutiv kam kontakte të vazhdueshme me Ministren Rizvanolli dhe Qeverinë dhe ju jam mirënjohes për bashkupunimin e vazhdueshëm dhe të pa kursyer deri më tani.

Fal bashkëpunimit të mirë kemi arritur që së bashku të thithim shumë investime të huaja dhe të realizojmë projekte për kompanin edhe me buxhetin e Kosovës. Gjatë vizitës së fundit të Ministres biseduam për të arriturat e deritanishme, gjendjen aktuale dhe projektet afatmesme dhe afatgjate të cillat i kemi planifikuar në bashkpunim me Qeverinë dhe bankën botërore.

Ministrja na përgëzoi për të arrituar dhe gjendjen e Kompanisë, na dha përkrahje dhe mbështetje për të gjitha projektet që janë me prioritet dhe përmirësojnë shërbimin ndaj qytetarëve. Në vitet në vazhdim na presin edhe shumë projekte të përbashkëta.” shtoi ai.

Zenelaj tregoi se deri më tani kanë arritur të paguajn pothuajse të gjitha borxhet e trasheguara,

“Me KEK-un kemi arritur një marrëveshje 12 vjeçare, branda 2 vite kemi kryer pages prej 330,880 .00 Euro. gjithastu kemi shlyer të gjitha borxhet nga ATK-se dhe Operatoret Furnizuesë. Duke redukturar humbjet e ujit dhe menxhimin e shpejtë të problemeve në teren kemi rritur furnizimin, është rritur inkasimi dhe të ardhurat financiare të kompanisë gradulaisht janë përmirësuar. Për suksese e të arritura jemi shpallur vitin e kaluar Ndërmarrja Publike më e sukseshme në Kosovë.

Pasqyra aktuale e Borxheve:

-Obligime tndaj ATK-së tani janë paguar (0 E)

– Borxhet ndaj furnizuesve është paguar dhe nuk kemi obligime ndaj furnitorve (0 E)

-Me KEK-un kemi marrveshje 12 veçare dhe deri më tani kemi arritur të paguam kisten mujore 10.064 ero, gjithsej  janë paguar  330,880.00 euro” ka thënë ai.

I pyetur se sa përqind janë realizuar investimet që janë paraparë nga kjo ndërmarrje në vitin 2022, Zenelaj tregon se edhe përkundër vështirësive ata po punojnë vazhdimisht që të ketë furnizim me ujë 24/7.

“Edhe për kundër arritjës së stabilitetit financiar, kompania ballafaqohet në vazhdimësi me probleme nga e kaluara, ne po punojmë që të rrisim besimin e qytetarëve dhe të sigurojmë furnizim me ujë 24/7. KRU “Hidroregjioni Jugor “ është ndërmarrje vetfinancuese. Nga mjetet vetanake janë realizuar 1,007. 00 Euro investime (131% ), tejkalim plani. Kemi realizuar edhe shumë projekte tjera nëbashkëpunim me Banken për Rindertim (KFw), bankenBotrore, Qeverin dhe Komunat. Në vitin që lam pas kemi tejkaluara investimet e parapara, kemi bërë rritje të pagave të puntorëve 6%. Duke parë inflacionin e çmimeve në treg kemi ndarë për çdo puntor në fundvit 100 Euro. Në të ardhmen e afërt planifikojm përseri rritje të pagave.  Si falenderim për punën e pa lodhshme te të gjithë punëtoreve kemi organizuar për herë të parë festen e fundvitit ku kemi ndarë mirënjohje për punëtoret e dalluar.” tha Zenelaj.

Zenel Zenelaj për SuharekaOnline ka treguar se gjendja financiare e ndërmarrjës aktualisht është mbi një milion euro.

Poashtu ai shprehet se qëllimi i tij është që në të ardhmen ndërmarrja Hidroregjioni Jugor të funksionoj pa probleme finaciare, të ketë ujë cilësor dhe mos të ketë ndërprerje.

Ndër tjerash ai thotë se për vitin 2023 janë planifikuar projekte për Komunat: Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës.

Pasqyra e aktiviteteve kryesore që kanë filluar dhe planifikohen të zhvillohen gjatëviti 2023 janë:

  • Fillimi i zbatimit të projektit “Rehabilitimi i rrjetit të kanalizimit për qytetin e Prizrenit”, ku do të zëvendësohen rreth 7.5km rrjet i kanalizimit në qytetin e Prizrenit, 4,300.000 Euro
  • Zbatimi i planit për pastrimin e rrjetit të kanalizimit në nivel regjional i cili do të mundësojë zbatimin e Nenit 17 “Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të kanalizimit” i paraparë me rregulloren e ARRU-së,
  • Fillimi i implementimit të projektit për E-pagesave
  • Integrimi i shërbimeve për konsumatorë në E-Kosova.
  • Vazhdimi i hartimit të projektit detal zbatues dhe fillimi i ekzekutimit të punimeve sipas projektit studimor dhe investiv për furnizim me ujë të pijes për Prizrenin nga burimet Vërmica, Poslishti dhe Sozi – Nashec – 100,000.00 €.
  • Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rr. „Edit Durham“ – Prizren – 634,000.00 €.
  • Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në rr; „Nëna Tereze“ – Prizren – 500,000.00 €
  • Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit dhe vendosja e pusetave dhe ujëmatësave jashtë pronës private në fshatin Zhur – Prizren – 700,000.00 €.
  • Rrjeti i ujësjellëst në zonën „Nënkalaja“ – Prizren – 185,000.00 €. 
  • Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit në Rr. Xhavit Syla“-Suharekë, fshati Peqan – Suharekë – 201,000.00€, 

Kryeshefi Ekzekutiv i Hidroregjionit Jugor në Prizren, Zenel Zenelaj ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e komunave: Prizren, Suharekë, Mamushë Dragash dhe Malishevë që të mos e keqpërdorin ujin dhe të lajmrojnë keqpërdorimet dhe lidhjet ilegale.

Në fund të inervistës, Zenelaj ka treguar se realizimi i investimeve bazuar në marrërveshjen e bashkfinansimit në mes Komunes së Suharekës dhe KRU “ Hidroregjioni Jugor “ SH.A Prizren është realizuar 100%.

“Realizimi i investimeve bazuar në Marrërveshjen e Bashkfinansimit  në mes Komunes së Suharekës dhe KRU “ Hidroregjioni Jugor “ SH.A Prizren është realizue 100%,

 * Rruga Xhavit Syla , Rruga e Bajraktarëve  në Suharekë, fshati Peqan” ka përfunduar Zenelaj.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj