Drejtori i ATK-së vizitoi “Frutex”, ndjehet i kënaqur me të arriturat e kompanisë

  • 09.10.2020
Drejtori i ATK-së vizitoi “Frutex”, ndjehet i kënaqur me të arriturat e kompanisë

Drejtori i Administratës Tatimore, Ilir Murtezaj, së bashku me Drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë vizituar sot ndërmarrjen prodhuese ”Frutex” në Suharekë, ku u pritën nga Drejtori i kësaj ndërmarrje, Shaqir Palushi.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka njoftuar se ATK po u mundëson bizneseve që të përfitojnë nga shuma prej 60 milionë vetëm duke përditësuar të dhënat e biznesit edhe në mënyrë online, njofton SuharekaOnline.

“Sot jemi te një kompani prodhuese me kapacitet shumë të lartë. Ne pamë nga afër procesin e prodhimit, si dhe vështirësitë që kjo kompani ka me sistemin tatimor. Ne nuk mund të ndikojmë në politikat tatimore, por po mundohemi të ofrojmë lehtësira tatimore. Kjo neve na bënë me u ndje krenar dhe kur një kompani kosovare ka kapacitet të tillë për me e nis një kontingjent për Amerikë, ne si institucione të shtetit duhet të kemi një trajtim me të veçantë”.


“Ne këto ditë kemi futur një komponent të re të ofrimit të të dhënave që ju mundëson bizneseve që përmes sistemit online të bëjnë përditësimin e të dhënave dhe të përfitojnë në kohë, si dhe të përfitojnë nga 60 milionëshi dhe kjo mund të duke bërë përditësimin e të dhënave”.

“Ne jemi duke punuar edhe drejt digjitalizimit, të katër shërbimeve të fundit që kanë mbetur dhe presim deri në fund të viti ti digjitalizojmë”.

Ndërsa, Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka tha se një kompani e tillë për vendin tonë është shpresëdhënëse për ekonominë e vendit pavarësishtë vështirësive.

Ai gjithashtu tha se 60 milionëshi i cili u nda nga Qeveria e Kosovës për biznese nuk është i mjaftueshëm për lehtësimin e vështirësive të krijuara nga pandemia me COVID-19.

“Vizitat si në kompaninë “Frutex” janë gjithmonë inkurajuese dhe janë shpresëdhënëse që ditë të mirë do të vinë për ekonominë tonë. Tash është edhe një 60 milionësh nga Qeveria dhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikanë kanë dorëzuar edhe një listë tjetër të propozimeve që përfshinë edhe një masë të subvencioneve”.

Gjithashtu, ai theksoi se sot u informua nga drejtori Palushi që kjo ndërmarrje do të eksportojë për në Amerikë, lajm i cili u mirëprit nga ana e tij, sepse kjo edhe iu intereson atyre si OEAK.

Ndërsa, Drejtori i ndërmarrjës ”Frutex”, Shaqir Palushi gjatë kësaj vizite ka falënderuar drejtorin e ATK-së dhe drejtorin e OEAK-së.

“Këtë vizitë e vlerësoj shumë si një rritje të besueshmërisë, dhe kjo na bënë që ne do të vazhdojmë të jemi bashkëpunues” tha Palushi.

Gjithashtu, Drejtori i Ndërmarrjes Prodhuese “Frutex” në Suharekë, Shaqir Palushi ka kërkuar që sa më shpejtë të ndahen mjetet nga institucionet e vendit që janë planifikuar për bizneset sepse kjo i ndihmonë shumë bizneseve të cilat janë goditur nga pandemia COVID-19.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë