Drejtori Bajselmani viziton disa shkolla të Suharekës: Mësimi zhvillohet në kushte të mira dhe me skenarin A

29.01.2022

Çdo ditë kemi raportime nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për gjendjen me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 3,617 raste pozitive, prej tyre 55 raste në Komunën e Suharekës. Në mesin e personave të prekur nga COVID-19 ka edhe fëmijë të moshës nga […]

Drejtori Bajselmani viziton disa shkolla të Suharekës: Mësimi zhvillohet në kushte të mira dhe me skenarin A Foto: Ilustrim

Çdo ditë kemi raportime nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për gjendjen me COVID-19, ku vetëm në 24 orët e fundit u raportuan 3,617 raste pozitive, prej tyre 55 raste në Komunën e Suharekës.

Në mesin e personave të prekur nga COVID-19 ka edhe fëmijë të moshës nga 0 deri në 18 vjeç, ku disa shkolla në Kosovë kanë kaluar në skenarin C të mësimit, në atë online.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka bërë të ditur se ka vizituar disa shkolla të fshatrave të komunës tonë.

Bajselmani ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Bajram Curri” në Nishor, SHFMU “Hasan Prishtina” në Semetisht, SHFMU “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan, SHFMU “Xhavit Sylaj” në Sllapuzhan, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc dhe SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë.

Bajselmani derisa ka vizituar këto shkolla ka bërë të ditur se procesi mësimor po zhvillohet në kushte të mira dhe të gjitha me skenarin A (prezencë fizike në objektet shkollore).

Po ashtu, drejtori i DKA-së në Suharekë ka bërë të ditur se nga deklarimet e drejtorëve të shkollave, vetëm një nxënës dhe dy mësimdhënës janë të infektuar nga këto gjashtë shkolla të lartëcekura.