Drejtorët komunal me mandat gjashtë mujor!

06.04.2022

Saktësisht më datën 5 janar 2022 Muharremaj kishte konfirmuar emrat e nëntë drejtorëve, prej dhjetë në total sa ka ekzekutivi në Komunën e Suharekës. Të nesërmen më 6 janar Muharremaj kishte nënshkruar edhe vendimet për emërimin e nënkryetares së komunës dhe nëntë drejtorëve. Rreth tre muaj më pas, më 24 mars i pari i komunës […]

Drejtorët komunal me mandat gjashtë mujor! Foto: Ilustrim

Saktësisht më datën 5 janar 2022 Muharremaj kishte konfirmuar emrat e nëntë drejtorëve, prej dhjetë në total sa ka ekzekutivi në Komunën e Suharekës.

Të nesërmen më 6 janar Muharremaj kishte nënshkruar edhe vendimet për emërimin e nënkryetares së komunës dhe nëntë drejtorëve.

Rreth tre muaj më pas, më 24 mars i pari i komunës ka plotësuar kabinetin e tij edhe me emërimin e drejtorit të inspeksionit, që ishte pozitë vakante.

Për dallim nga dhjetë vendimet e datës 5 janar ku mandati i nënkryetares dhe nëntë drejtorëve përfundon më 30 qershor 2022, sipas vendimit për emërimin e drejtoreshës së inspeksionit, kjo e fundit ka mandat deri sa përfundon edhe mandati i Kryetarit të Komunës, nëse nuk ndërpritet më herët.

Vendimi për emërimin e nënkryetares së komunës

Ndryshe Kryetari i Komunës në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Statutit të Komunës së Suharekës ka të drejtën ekskluzive për emërimin dhe shkarimin e drejtorëve komunal.