“Drejtoreshë dallaverxhike”, “Turp” / Basha: Vendimi i MKRS-së (anti ligjor) për themelimin e Teatrit të Qytetit, u fsheh nga drejtoresha e Kulturës

07.10.2022

Aktori Brahim Basha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi për fshehjen e vendimit të Minsitrisë së Kulturës lidhur me themelimin e Teatrit të Qytetit. Aktori Basha ka kritikuar drejtoreshën Gashi duke thënë se janë politikanë keq-bërës, mos i ngatërroni detyrat me profesionalet, qëllimet […]

“Drejtoreshë dallaverxhike”, “Turp” / Basha: Vendimi i MKRS-së (anti ligjor) për themelimin e Teatrit të Qytetit, u fsheh nga drejtoresha e Kulturës Foto: Ilustrim

Aktori Brahim Basha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar drejtoreshën e Kulturës në Komunën e Suharekës, Lorika Gashi për fshehjen e vendimit të Minsitrisë së Kulturës lidhur me themelimin e Teatrit të Qytetit.

Aktori Basha ka kritikuar drejtoreshën Gashi duke thënë se janë politikanë keq-bërës, mos i ngatërroni detyrat me profesionalet, qëllimet me sukseset.

Ai shtoi se qëllimet i kryejnë në vendet e izoluara.

Aktori Brahim Basha ka shtuar se vendimi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (anti-ligjorë) për themelimin e Teatrit të Qytetit, u fsheh nga drejtoresha e Kulturë së Komunës së Suharekës, Lorika Gashi, farmaciste, duke shtuar se e kërkuan disa javë, por kot.

Ai ka bërë të ditur se tashmë ka kaluar afati ligjor për ankesa.

Postimi i plotë i aktorit Brahim Basha:

Politikanë keq-bërës. Mos i ngatërroni detyrat me profesionet, qëllimet me sukseset!

Qëllimet kryeni në vendet e izoluara.

Vendimi i MKRS-së (anti ligjorë) për themelimin e Teatrit të Qytetit, u fsheh nga drejtoresha e kulturës K.K. Suharekë, zonja Lorika Gashi farmaciste. E kërkuam disa jave, kot.

Tash ka kaluar afati ligjorë për ankesa!

TURP