Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Vazhdon të mbetet sfidë ndalimi i pirjes së duhanit në vende të ndaluara

31.05.2021

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën botërore pa duhan. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij. Me rastin e kësaj dite, Organizata Botërore e Shëndetësisë […]

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Vazhdon të mbetet sfidë ndalimi i pirjes së duhanit në vende të ndaluara Foto: Ilustrim

Çdo vit në 31 maj, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe partnerët organizojnë Ditën botërore pa duhan.

Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i duhanit, si dhe ndërmarrja e politikave efektive me qëllim uljen e përdorimit të tij.

Me rastin e kësaj dite, Organizata Botërore e Shëndetësisë tërheq vëmendjen ndaj efekteve të dëmshme të duhan-pirjes dhe ekspozimit ndaj tymosjes pasive, si dhe këshillon kundër përdorimit të duhanit në çfarëdo lloj forme.

Se duhani është e dëmshme këtë e thotë edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Kuqi në Ditën Botërore të Luftës Kundër Duhanit, ka thënë se në Kosovë mbetet ende sfidë ndalimi i pirjes së duhanit në vendet e ndaluara sipas ligjit në fuqi.

Ajo, ka shkruar se çdo vit ne botë vdesin rreth 7 milion njerëz si pasojë e pirjes se duhanit.

Shkrimi i plotë i drejtoreshës së Shëndetësisë në Suharekë:

31 Maji Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanit

Studimet e fundit te Organizatës Botërore te Shëndetësisë flasin për atë se duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve ne botë, se per çdo vit ne botë vdesin rreth 7 milion njerëz si pasojë e pirjes se duhanit, nga 5 infarkte, 4 shkaktohen nga pirja e duhanit.

Pirja e duhanit gjithashtu shkakton kancer në mushkëri, sëmundje tjera dhe dëmton fëmijet gjatë shtatzanisë.

Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit lidhur me rreziqet që sjell konsumi i duhanit, si dhe propagandimi për ndërmarjen e politikave efektive me qëllim uljen e konsumit të tij.

Në vendin tonë vazhdon të mbetet sfidë ndalimi i pirjes së duhanit në vënde të ndaluara sipas ligjit në fuqi.