Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Për momentin nuk ka doza të vaksinës anti-COVID, nga 15 qershori pritet vaksinim masiv i popullatës

27.05.2021

Me 15 maj ka filluar faza e dytë e procesit të vaksinimit anti-COVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit. Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 vjeç ka filluar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë. Se si ka shkuar ky proces dhe se a ka për momentin […]

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë: Për momentin nuk ka doza të vaksinës anti-COVID, nga 15 qershori pritet vaksinim masiv i popullatës Foto: Ilustrim

Me 15 maj ka filluar faza e dytë e procesit të vaksinimit anti-COVID në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetet e vendit.

Procesi i vaksnimit i personave mbi 65 vjeç ka filluar edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Se si ka shkuar ky proces dhe se a ka për momentin doza të vaksinës kundër COVID-19, për këto ka folur drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besa Kuqi për SuharekaOnline.

Drejtoresha Kuqi në një prononcim për SuharekaOnline ka theksuar se procesi i vaksinimit në QKMF-në e Suharekës ka shkuar mjaft mirë që nga fillimi i këtij procesi.

Ndërsa Kuqi ka theksuar se për momentin nuk ka doza të vaksinës kundër këtij virusi, dhe se brenda një periudhe kohore pritet të vijnë.

Po ashtu drejtoresha e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit, nga 15 qershori do të fillojë procesi i vaksinimit, ku do të vaksinohet masivisht populli kundër COVID-19, shkruan SuharekaOnline

Gjithashtu ajo ka thënë se për këtë kanë vendosur që sallën e Gjimnazit “Jeta e Re” të vihet në përdorim për të vaksinuar popullin kundër këtij virusi.

Ndërsa për shërbime informative, qytetarët do të mund të informohen në sheshin e qytetit./SuharekaOnline/