Drejtoresha e Handikos-Suharekë, Zana Gashi flet për sfidat, arritjet dhe shërbimet në këtë qendër – Kjo është kërkesa e saj për komunën!

13.12.2022

Drejtoresha e Handikosit në Qytetin e Suharekës, Zana Gashi në një intervistë për SuharekaOnline ka rrëfyer vështirësit, arritjet, gjendjen aktuale dhe shërbimet në institucionin që drejton ajo. Gashi ka bërë të ditur se Handikos në Qytetin e Suharekës ka aktualisht të punësuar 9 persona, prej tyre 8 janë me orar të rregullt, ndërsa një tjetër […]

Drejtoresha e Handikos-Suharekë, Zana Gashi flet për sfidat, arritjet dhe shërbimet në këtë qendër –  Kjo është kërkesa e saj për komunën! Foto: Ilustrim

Drejtoresha e Handikosit në Qytetin e Suharekës, Zana Gashi në një intervistë për SuharekaOnline ka rrëfyer vështirësit, arritjet, gjendjen aktuale dhe shërbimet në institucionin që drejton ajo.

Gashi ka bërë të ditur se Handikos në Qytetin e Suharekës ka aktualisht të punësuar 9 persona, prej tyre 8 janë me orar të rregullt, ndërsa një tjetër punon vetëm 7 ditë në muaj, stafi pra përbëhet prej: Menaxherës së qendrës – Ergoterapeute, Financierës, dy Psikologe, një Fizioterapeute, një Logopede, një Shofer, një Serviser i mjeteve ortoprotetike dhe një Koordinator i projektit, ky i fundit punon vetëm 7 ditë në muaj.

Zana Gashi, drejtoreshë e Handikos-Suharekë, ka treguar se shërbimet që kryhen në këtë institucion janë shërbime psikosociale, fizioterapi, ergoterapi, logopedi, distribuim të mjetëve ortoprotetike, transport të fëmijëve.

“Te gjitha kto shërbime ne si qendër i ofrojm falas duke u financuar nga komuna dhe projekte tjera nga institucionet vendore dhe organizata ndërkombetare. Ne si qender ofrojm edhe shërbime tjera varësisht prej projektëve që i implementojm, përshembull: në projektin që kemi pasur me Ministrin e Financave Punës dhe Transferave (MFPT) për 8 muaj me radhë i kemi furnizuar anëtarët tanë me barna esenciale, kurse në projekt me ‘Save the Children’ anëtarët tanë janë  furnizuar me material për inkontinenc (pampers, katetër, qese urinare, peceta higjienike, vitamin C etj). Në pamudësi që të përfshihen të gjithë anëtarët si përfitues janë identifikuar rastet me gjendje më të rënde ekonomike, shumica prej tyre raste sociale.” ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se gjendja aktuale në institucioin që drejton ajo është e mirë dhe stabile, ku ka shtuar se aktivitetet janë duke u zhvilluar ashtu siç janë planifikuar, por kohëve të fundit është rritur numri i kërkesave për shërbime.

Gashi ka theksuar se në Handikos-Suharekë aktualisht janë të regjistruar 643 persona me aftësi të kufizuar, prej tyre 85 janë fëmijë. 70 fëmij janë të rregullt në vijueshmërinë e aktiviteteve të cilat ofron kjo qendër.

“Në qendrën tonë janë të regjistruar 643 persona me aftesi te kufizuara (PAK), prej tyre 85 femije. 70 Fëmije janë të rregullt në vijueshmërin e aktiviteteve të cilat ofrohen në qendër. Ata marrin shërbime në qendër dy herë në javë, shërbime të cilat ata kanë nevoje. Anëtarët të cilët janë të regjistruar kanë diagnoza të ndryshme. Diagnozat të cilat trajtohen në Handikos janë fizike dhe mendore. Disa nga diagnozat ne si qendër që i trajtojm janë: Paraliza cerebrale, autizëm, sindrom down, distrofi muskulare, sklerozë multiple, retardim mental, amputime, spina bifida, paraplegji, tetraplegji, hemipares, parapares, status post polio, spina bifida e shumë të tjera.” ka thënë Gashi.

Natyrisht që të ofrosh të gjitha këto shërbime dhe të ndihmosh persona me aftësi të kufizuara është kënaqësi, por nuk është aspak e lehtë, andaj në një përgjigje për SuharekaOnline, drejtoresha e Handikos-Suharekë, Zana Gashi ka treguar edhe vështirësit që kanë kaluar ajo dhe stafi gjatë vitit 2022.

“Gjatë vitit 2022 sfidë më e madhe për ne ka qenë rrënimi i objektit të vjetër dhe zhvendosja në disa zyre tjera. Zyret ku jemi transferuar kanë qenë hapsira të ngushta për të ofruar shërbimet e duhura dhe kushtet nuk ishin aq të mira sepse gjatë verës bëhej shumë nxehtë dhe para pushimeve ne u desht për dy javë më herët t’i ndërprejmë aktivitetet shkaku i temperaturave të larta, por fatmirësisht kjo ka qenë e përkohëshme dhe është dashtë që të punojm edhe në ato kushte shkaku që mos t’i ndërprejm aktivitetet për kohe të gjatë.” ka thënë Gashi.

Pavarësisht kësaj sfide, Handikos në Suharekë pas ndërtimit të objektit të ri është rikthyer në objekt, ku tash e disa muaj po vazhdon aktivitetin në mënyrën më të mirë të mundshme, të gjithë këtë drejtoresha, Zana Gashi e konsideron si arritje të institucionit, duke vlerësuar edhe donatorët të cilët e kanë finalizuar objektin i cili arrin shumën prej 300,000 euro.

“Arritje e jona si institucion ka qenë ndërtimi i objektit të ri në vlerë të mbi 300,000€ i financuar nga firma “EUROING” në krye me z. Mefail dhe z. Astrit Gashin të cilët me mjete vetanake e bënë këtë vepër humane duke përfshirë edhe inventarin e qendrës dhe rregullimin e oborrit. Arritje për ne si qendër është edhe besueshmëria qe kemi fituar në shoqëri përmes shërbimeve dhe punës të cilën e bëjmë sepse me shtimin e kërkesave për shërbime ne besojm që kemi ngrit vetdijen në shoqëri që t’i kyçin fëmijët në aktivitete sa më herët që është e mundshme në mënyrë që të përmirësohet jeta e tyre në aktivitetet e jetës së përditshme dhe socializim.” ka thënë Gashi.

Gashi ka treguar edhe kapacitetet e Handikos-Suharekë ku ka përmendur objektin, veturat dhe stafin.

“Objekti i ri ka kapacitet mbi 500 m2, katër automjete dhe staf multidisiplianr. Të gjitha këto e sidomos tanimë objekti i ri me hapsirë të mjaftueshme e bënë punën tonë më të lehtë dhe më efikase. Handikos tanimë ka salla të mjaftueshme për secilin profesionist, sallë për trajnime, banjo adekuate për PAK, kuzhinen, arkiven etj. Sipas premtimit që na është bërë nga donatoret të cilët e ndërtuan qendrën pritet që ne fillim te vitit 2023 të kemi edhe ashensorin që ta kemi qasjen kudo në objekt për PAK.”

Poashtu përveç objektit të ri që është ndërtuar nga “Euroing” Handikos-Suharekë gjatë vitit që po lëmë pas ka pranuar edhe donacione të tjera.

“Gjatë vitit 2022 përveq projekteve që kemi pasur donacion ku patëm edhe ndërtimin e objektit të ri ku me 16 shtator është bërë përurimi i tij, kemi pranuar edhe një veturë me ramp nga një bashkëatdhetar i komunës sonë, i cili automjet do të shërbej për bartjën e PAK dhe teren, poashtu kemi pasur donacion 30 pako ushqimore nga shoqata “Bereqeti” dega në Suharekë dhe 10 pako nga market “Planeti-Shirokë”, ku u janë shpërndar familjeve në nevojë. Po këtë vit është realizuar një ekskurzion për të rritur dhe fëmijë të qendrës sonë i cili ka ardhur si donacion nga komuna jonë.”

Drejtoresha e Handikos-Suharekë, Zana Gashi ka treguar se Komuna e Suharekës iu jep përkrahje bazike kësaj qendre, mirëpo të njejtat nuk mjaftojnë pasi që aty hynë të gjitha shpenzimet e institucionit, mirëpo fal bashkëpunimit Komunë-OJQ, ku Gashi thotë se kjo e dallon Komunën e Suharekës ia dalin që t’i mbulojnë të gjitha shpenzimet.

Poashtu ajo thotë se në të ardhmen shpreson se Qeveria e Kosovës do të ndaj një fond të caktuar për organizata që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara, ku kjo do të ishte zgjidhje më e qëndrushme dhe më afatgjate.

Gashi tregon se ajo ka kërkuar nga Komuna e Suharekës që për këtë institucion të rritet buxheti pasi që janë rritur edhe kërkesat e shërbimeve që kryejn aty.

“Kërkesa ime për Komunën ka qenë rritja e buxhetit  për ne si institucion pasi kërkesat për marrjen e shërbimeve janë rritur poashtu edhe çmimet në treg janë në rritje sidomos çmimet e derivateve etj dhe ne si organizat joqeveritare e kemi të vështirë t’i perballojm këto.” ka thënë Gashi.

Drejtoresha e Handikos në Suharekë, Zana Gashi për fund ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, ku ka bërë thirrje që ata të luftojnë për të drejtat e tyre, për shkollim, punësim, pjesëmarrje në shoqëri dhe të jenë aktiv në aktivitete të ndryshme shoqërore e kulturore sepse ajo konsideron se PAK kanë talente të ndryshme, ajo në mesazhin e saj bën lutje edhe për familjet e PAK, sidomos të fëmijëve që t’i përkrahin maksimalisht maksimalisht në mënyrë që ata mos të heqin dorë nga shkollimi dhe pjesëmarrja në shoqëri., poashtu Gashi bën lujte edhe nga zyrtarë komunal, biznese dhe qytetarët në përgjithësi që të mos japin leje ndërtimi apo mos të ndërtojnë objekte ku nuk mund të kenë qasje personat me aftësi të kufizuara.

“Mesazhi im për PAK është të luftojn për të drejtat e tyre si në shkollim, punësim, pjesëmarrje në shoqëri dhe të jeni sa më aktiv në shumë aktivitete shoqërore e kulturore sepse edhe ata kanë talente të ndryshme, kurse për familjarët e tyre e sidomos të femijëve i kisha lutur që t’i përkrahin maksimalisht që ata mos ta lënë shkollën dhe t’i kyçin sa më shumë në aktivitete e pjesëmarrje në shoqëri.” ka thënë Gashi.

“Kurse mesazhi im për zyrtarët komunal, bizneset dhe qytetarët në përgjithësi është të mos ndërtojm ose mos të jepet leja ndërtimore objekteve që nuk ofrojn qasje, ti pranojme në shoqëri në mënyren më të mirë të mundeshme, t’i përkrahim dhe të ju ofrojm kushte në shkollim e sidomos në punësim të tyre. Të jemi një shoqëri gjithëpërfshirëse. Kur të tjerët në shtetet evropiane mund ta bëjne pse ne mos ta bëjme.” ka përfunduar ajo.

Gazetare, Eurolinda Zenelaj