[DOKUMENT] Babai i deputetit të Vetëvendosjes ishte kryetari i parë i degës së AAK-së në Suharekë

05.11.2021

Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion. Në zgjedhjet e para lokale në Kosovë të cilat u organizuan në […]

[DOKUMENT] Babai i deputetit të Vetëvendosjes ishte kryetari i parë i degës së AAK-së në Suharekë Foto: Ilustrim

Në vitin 2001, dy nga partitë u tërhoqën nga koalicioni. Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001, për zgjedhjet komunale në vitin 2002, AAK-ja u regjistrua si partie politike e pavarur, dhe filloi të funksionojë si parti e vetme e jo si një koalicion.

Në zgjedhjet e para lokale në Kosovë të cilat u organizuan në tetor të vitit 2000, nën administrimin e UNMIKut, ku në Suharekë pjesmarrja e votuesve ishte 86% nga 32,666 qytetarë me të drejtë vote. Në këto zgjedhje në Suharekë LDK fitoi 72.5% të votave, PDK 15.5%, AAK 5.4%, PQLK 4.1%, shkruan SuharekaOnline.

Nga rezultatet e lartpërmendura LDK fitoi 30 ulëse në asamblenë komunale, PDK 7, AAK 2 (Haxhi Zyba dhe Rexhep Manxhuka), PQLK 2 (Blerim Kuçi dhe Halit Berisha).

Haxhi Zyba më 1 qershor 2000 ishte zgjedhur kryetar i degës së AAK-së në Suharekë. Haxhi Zyba është babai i deputetit dhe kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba.

Në një dokument të siguruar nga SuharekaOnline që mban datën 01.06.2000 figurojnë emrat e kryesisë së AAK-së në Suharekë, ku kryetar ishte Haxhi Zyba.

Gjithashtu sipas dokumentit të njëjtë Murtez Zekolli i PDK-së më 24 qershor 2000 ishte zgjedhur zëdhënës i nëndegës së AAK-së në Bllacë.

Kur filloi lufta në Kosovë e sidomos në trrritorin e Therandës, Haxhi Zyba ishte përkrahës i denjë për UÇK`në. Në daljen e UÇK`së në front, Budakovë – Batalioni i dytë i Brigadës 123, emërohet si këshilltar politik i komandantit të batalionit të dytë. Edhe pse ishte shëndetligë asnjëherë nuk hezitoi të jepte maksimumin e mundësive të tij.

Gjithashtu Haxhi Zyba veproi si kryetar i degës së Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës” (LKÇK) në Suharekë dhe për disa vite ishte edhe kryetar i Shoqatës së burgosurve politikë të Suharekës, ku me ndërgjegje të lartë i kreu detyrat e marra.