DKA-Suharekë shpall konkurs për drejtor në tre shkolla

22.02.2022

“Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr.151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të […]

DKA-Suharekë shpall konkurs për drejtor në tre shkolla Foto: Ilustrim

“Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr.151/2020 për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendës drejtorit në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërtimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm, Drejtoria e Arsimit shpall këtë konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftimin e DKA-Suharekë.

Titulli i vendit të punës: Drejtor në Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta (SHFMU)
1. Drejtor në SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë;
2. Drejtor në SHFMU “Rilindja” në Nëpërbisht;
3. Drejtor në SHFMU “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Sallagrazhdë.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga data 23.02.2022 deri më datë 06.04.2022. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr.1 në Komunën e Suharekës.

Po ashtu, në njoftimin e DKA-Suharekë është bërë e ditur se vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara refuzohen.

Konkurs-Drejtor-i-Shkollave-fillore-te-mesme-te-uleta-2022