DKA-Suharekë shpall konkurs për 11 vende të lira të punës në disa shkolla

31.01.2022

Sipas konkursit të datës 28 anar 2022, janë shpallur 11 vende të lira pune në 8 shkolla fillore dhe në një institucion parafillor. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë që nga data e publikimit. Konkursi është shpallur për këto shkolla fillore dhe institucionet parafillore: 1. SHFMU “Shkëndija” në Suharekë– Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës […]

DKA-Suharekë shpall konkurs për 11 vende të lira të punës në disa shkolla Foto: Ilustrim

Sipas konkursit të datës 28 anar 2022, janë shpallur 11 vende të lira pune në 8 shkolla fillore dhe në një institucion parafillor.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë që nga data e publikimit.

Konkursi është shpallur për këto shkolla fillore dhe institucionet parafillore:

1. SHFMU “Shkëndija” në Suharekë
– Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe.

2. SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc
– Një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

3. SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë
– Një edukatore për paralelen parashkollore (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

4. SHFMU “Bajram Curri” në Nishor
– Një edukatore për paralelen parashkollore.

5. SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq
– Një mësimdhënës/e për lëndën e edukatës fizike për 12 orë.

6. SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan
– Një mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut me plotësim orësh në shkollat tjera,
– Një mësimdhënës/e për lëndën e edukatës muzikore për 16 orë mësimi (4 orë në Mohlan, 4 orë në Krushicë të Epërme, 4 orë në Dobërdelan dhe 4 orë në Semetisht).

7. SHFMU “Dituria” në Samadraxhë
– Një punëtor teknik-ndihmës,
– Një punëtor teknik-ndihmës për kohë të caktuar deri më 31.05.2022 (zëvendësim).

8. SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan
– Një punëtor teknik-ndihmës – rishpallje.

9. IP “Fluturat” në Suharekë
– Një kuzhinier/e për paralelen në Duhël – rishpallje.

Konkursi-05nr.81