DKA-Suharekë rishpall konkursin për drejtor të shkollës fillore në Bllacë

29.09.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka marrë vendim për rishpallje të konkursit për drejtor shkolle në fshatin Bllacë. “Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, […]

DKA-Suharekë rishpall konkursin për drejtor të shkollës fillore në Bllacë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Komunën e Suharekës ka marrë vendim për rishpallje të konkursit për drejtor shkolle në fshatin Bllacë.

“Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114, Kapitulli V neni 67 dhe 68, Ligjit nr.04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit nr.03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, dhe në bazë të nenit 4 paragrafi 1 të Udhëzimit Administrativ të MASHT-it nr.151/2020 për Detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendës drejtorit në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërtimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkoshëm, Drejtoria e Arsimit rishpall këtë konkurs për plotësimin e vendit të lirë të punës”, thuhet në njoftim.

Sipas këtij njoftimi, bëhet e ditur se DKA-Suharekë ka rishpallë konkursin për drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Ramë Bllaca” në Bllacë.

Kandidatët e interesuar për këtë pozitë mund të aplikojnë prej datës 29.10.2022 deri më 12.11.2022.

Po ashtu, nga DKA-Suharekë kanë bërë të ditur se aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren nr.1 në Komunën e Suharekë, kurse vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë, ndërkaq aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e pakompletuara refuzohen.