DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë për konkursin për 9 mësimdhënës/e dhe dy edukatore

10.12.2021

“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr.1688 të datës 16.11.2021, përpilon listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim.”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Suharekës. Po ashtu, nga kjo drejtori kanë bërë […]

DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë për konkursin për 9 mësimdhënës/e dhe dy edukatore Foto: Ilustrim

“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr.1688 të datës 16.11.2021, përpilon listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim.”, thuhet në njoftimin e DKA-së së Suharekës.

Po ashtu, nga kjo drejtori kanë bërë të ditur se kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë, do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 15.12.2021, në sallën e Asamblesë të KK Suharekë, duke filluar nga ora 10:00 dhe 11:00, shkruan SuharekaOnline.

Më poshtë mund të gjeni orarin e testit me shkrim për secilën pozitë në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

1. SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë
Pozita: Një mësimdhënës/e për mësimin klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 11:00;

2. SHFMU “Destan Bajraktari” në Suharekë
Pozita: Një edukatore për paralelen parashkollore. Testi me shkrim mbahet në ora 10:00;

3. SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 11:00;

4. SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Studençan
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e eduaktës fizike (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 11:00;

5. SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë
Pozita: Dy mësimdhënës/e për mësimin klasor në paralelen e ndarë fizike në Budakova II (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 11:00;

6. SHFMU “Shkëndija” në Suharekë
Pozita: Një edukatore për paralelen parashkollore në Reqan. Testi me shkrim mbahet në ora 10:00;

7. SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 11:00;

8. SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e Gjuhës Shqipe (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 11:00;

9. Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e Matematikës (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 10:00;

10. Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e Psikologjisë (zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 10:00;

Kandidatët/et të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë që në afat prej tre (3) ditësh të paraqesin vërejtjet e tyre në përpilimin e listës së ngushtë te Komisioni përzgjedhës.

Njoftim-lista-e-ngusht-sipas-konkursit-nr.1688-1