DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë për konkursin për 5 mësimdhënës/e, dy edukatore e një punëtor teknik-ndihmës

26.02.2022

“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktura sipas konkursit 05 nr.81, të datës 28.01.2022, përpilon listën e nughstë të kandidatëve të cilët do t’i nështrohen testit me shkrim”, thuhet në njoftimin e DKA-Suharekë. Po ashtu, nga kjo drejtori kanë bërë të ditur […]

DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë për konkursin për 5 mësimdhënës/e, dy edukatore e një punëtor teknik-ndihmës Foto: Ilustrim

“Komisioni Përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktura sipas konkursit 05 nr.81, të datës 28.01.2022, përpilon listën e nughstë të kandidatëve të cilët do t’i nështrohen testit me shkrim”, thuhet në njoftimin e DKA-Suharekë.

Po ashtu, nga kjo drejtori kanë bërë të ditur se kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë, do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë 03.03.2022, në sallën e Bordit të KK Suharekë, duke filluar nga ora 09:00, shkruan SuharekaOnline.

Më poshtë mund të gjeni orarin e testit me shkrim dhe kandidatët që janë përfshirë në listën e ngushtë për secilën pozitë në disa shkolla të Komunës së Suharekës.

1. SHFMU “Shkëndija” në Suharekë
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

2. SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc
Pozita: Një mësimdhënës/e për mësimin klasor (Zëvendësim i pushimit të lehonisë) . Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

3. SHMFU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë
Pozita: Një edukatore për edukimin parafillor (Zëvendësim i pushimit të lehonisë). Testi me shkrim mbahet në ora 10:00.

4. SHFMU “Bajram Curri” në Nishor
Pozita: Një edukatore për edukimin parafillore. Testi me shkrim mbahet në ora 10:00.

5. SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e edukatës fizike, sportet dhe shëndeti për 12 orë mësimi në javë. Testi me shkrim mbahet në ora 09:00.

6. SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e TIK-ut me plotësim orësh në shkollat tjera. Testi me shkrim mbahet në ora 10:00.

7. SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan
Pozita: Një mësimdhënës/e për lëndën e edukatës muzikore për 16 orë mësimi (4 në Mohlan, 4 në Krushicë të Epërme, 4 në Dobërdelan dhe 4 orë në Semetisht). Testi me shkrim mbahet në ora 10:00.

8. SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan
Pozita: Një punëtor teknik ndihmës – rishpallje. Testi me shkrim mbahet në ora 10:00.

Vërejtje: Kandidatët/et të cilët nuk janë përfshirë në listën e ngushtë kanë të drejtë që në afat prej tre ditësh të paraqesin vërejtjet e tyre në përpilimin e listës së ngushtë te Komisioni përzgjedhës.

Lista-e-ngushte-Konkursi-nr.81