DKA-Suharekë hap konkurs pune për dy punëtorë teknik-ndihmës dhe e anulon për një mësimdhënës

20.04.2022

“Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, UA nr,05/2021 (Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm), UA MASHT nr.08/2021, Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin […]

DKA-Suharekë hap konkurs pune për dy punëtorë teknik-ndihmës dhe e anulon për një mësimdhënës Foto: Ilustrim

“Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, UA nr,05/2021 (Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm), UA MASHT nr.08/2021, Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrdhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të DKA-Suharekë, konkursi është hapur për një mësimdhënës në SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan, një punëtor/e teknik-ndihmës në SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë dhe një punëtor/e teknik-ndihmës në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan.

Ndërsa konkursi për një mësimdhënës/e për lëndën e historisë në SHFMU “Vaso Pashë Shkodrani” në Leshan është anuluar sot nga DKA-ja.

Njoftim-anulim-i-pjesshem-i-konkursit

Ndryshe, dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

konkursi-nr.473