DKA-Suharekë hap konkurs pune për dy mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik në këto shkolla

01.04.2022

DKA-Suharekë ka hapur një konkurs pune për një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në SHFMU “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan si dhe një mësimdhënës/e për lëndët histori-edukatë qytetare në Lagjen e Sopës dhe Greiqec (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël. Po ashtu, DKA-Suharekë ka rishpallur konkursin e […]

DKA-Suharekë hap konkurs pune për dy mësimdhënës/e dhe një punëtor/e teknik në këto shkolla Foto: Ilustrim

DKA-Suharekë ka hapur një konkurs pune për një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe në SHFMU “Dëshmorët e Tivarit” në Peqan si dhe një mësimdhënës/e për lëndët histori-edukatë qytetare në Lagjen e Sopës dhe Greiqec (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Sadri Duhla” në Duhël.

Po ashtu, DKA-Suharekë ka rishpallur konkursin e punës për një punëtor/e teknik-ndihmës në SHFMU “Dituria” në Samadrexhë.

Po ashtu, nga DKA kanë njoftuar edhe për kushtet, ku thuhet se për vendet e lira të punës për mësimdhënës/e të shpallura në konkurs kërkoet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit UA-MASHT nr.05/2021 dhe UA-MASHT nr.08/2021.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.

Konkursi-nr.381