DKA-Suharekë hap konkurs pune për 9 mësimdhënës në disa shkolla të Komunës së Suharekës

22.12.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Suharekës ka hapur konkurs pune pë 9 mësimdhënës në disa shkolla të Suharekës. Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për 9 mësimdhënës në shkollat si: SHFMU “7Marsi” në Suharekë, SHFMU “17 Shkurti” në Shirokë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, SHFMU […]

DKA-Suharekë hap konkurs pune për 9 mësimdhënës në disa shkolla të Komunës së Suharekës Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Suharekës ka hapur konkurs pune pë 9 mësimdhënës në disa shkolla të Suharekës.

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për 9 mësimdhënës në shkollat si: SHFMU “7Marsi” në Suharekë, SHFMU “17 Shkurti” në Shirokë, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, SHFMU “Naum Veqilhargji” në Mohlan, SHFMU “Ramë Bllacë” në Bllacë, SHFMU “Bajram Curri” në Nishor dhe Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Në njoftim është bërë e ditur se kandidatët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për këto pozita duhet të dorëzojnë këtë dokumentacion:

  1. Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  2. Ekstrakti i lindjes
  3. Letërnjoftimi (fotokopje)
  4. Dëshmi që nuk jeni nën hetime
  5. Dëshmia e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje)
  6. Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t’i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
  7. Dëshmia e përvojës së punës në arsim, (nëse ka)
  8. Certifikata për trajtimet e kryera të akridetuara nga MASHTI (nëse ka)

Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezentohen në intervistë.

Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 22.12.2022 deri më datë 09.01.2023.