DKA-Suharekë hap konkurs pune për 2 sekretar/e në 2 shkolla, aplikojnë 20 kandidatë

09.12.2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve për sekretar në dy shkolla të Komunës së Suharekës. DKA-Suharekë ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1013, të […]

DKA-Suharekë hap konkurs pune për 2 sekretar/e në 2 shkolla, aplikojnë 20 kandidatë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka njoftuar se ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve për sekretar në dy shkolla të Komunës së Suharekës.

DKA-Suharekë ka njoftuar se komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të kushteve dhe kritereve të përcaktuara sipas konkursit 05 nr. 1013, të datës 13.10.2022 ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve të cilët do t’i nënshtrohen testit me shkrim me datë: 14.12.2022, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se testi me shkrim do të mbahet në sallën e Bordit të Komunës së Suharekës, në ora 10:00.

Konkursi është i hapur për dy pozita të sekretarit/es në SHFMU “Shaban Mazreku” në Sopijë dhe SHFMU “Lidhja e Prizrenit”, pozita këto për të cilën kanë aplikuar 20 kandidatë.