DKA-Suharekë hap konkurs pune për 17 mësimdhënës/e në këto shkolla

15.07.2021

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs pune për 17 mësimdhënës për disa shkolla të komunës. DKA-Suharekë ka hapur një konkurs pune për një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Ramë Bllaca”, në Bllacë, një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Kongresi i Manastirit”, […]

DKA-Suharekë hap konkurs pune për 17 mësimdhënës/e në këto shkolla Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë ka hapur konkurs pune për 17 mësimdhënës për disa shkolla të komunës.

DKA-Suharekë ka hapur një konkurs pune për një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Ramë Bllaca”, në Bllacë, një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Kongresi i Manastirit”, në Studençan, një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) dhe një mësimdhënës/e për lëndën e fizikës, fillon punën me datë 14.11.2021, në SHFMU “Shkëndija” në Suharekë.

Një mësimdhënës/e për lëndën e matematikës për 16 orë, në SHFMU “Dëshmorët e Tivarit”, në Peqan, një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë), në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë, një mësimdhënës/e për lëndën e fizikës për 10 orë në SHFMU “Besim Ndrecaj”, në Maqitevë, një edukatore për paralelen parafillore për kohë të caktuar deri më datë 31.08.2022 në SHFMU “Ismet Jashari-Kumanova”, në Javor, një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane me plotësim orësh në shkollat tjera dhe një mësimdhënës/e për mësim klasor, fillon punën më 25.10.2021, në SHFMU “Dëshmorët e Kombit” në Vraniq.

Një edukatore për paralelen parafillore-paralelen e ndarë në Krushicë dhe një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane me plotësim orësh në shkollat e tjera në SHFMU “Naum Veqilharxhi”, në Mohlan, dy mësimdhënës/e për mësim klasor në Lagjen e Sopës dhe një mësimdhënës/e për mësim klasor në Greiqec (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Sadri Duhla”, në Duhël, një mësimdhënës/e për lëndën gjeografi-edukatë qytetare për kohë të caktuar (deri në përfundimin e mandatit të drejtorit) në SHFMU “Shaban Mazreku”, në Sopijë, një mësimdhënës/e për lëndën e sociologjisë për 10 orë në Gjimnazin “Jeta e Re”, në Suharekë.

Kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë prej datës 15.08.2021 deri më 29.08.2021.

Kushtet: Për këto vende të lira të punës të shapllura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit UA-MASHT nr.05/2021.

Dokumenatcioni i nevojshëm për konkurrim: Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati; Ekstrakti i lindjes; Letërnjoftimin (fotokopje); Dëshmi që nuk jeni nën hetime; Diploma e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje); Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet t’i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI); Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka); Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHTI (nëse ka).

Konkurs-per-mesimdhenes-per-vitin-2021-dhe-2022