DKA-Suharekë e gatshme për fillimin e procesit mësimor

14.01.2021

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19, procesi mësimor, gjysmëvjetori i dytë në Kosovë pritet të fillojë me 18 janar 2021. Edhe në Komunën e Suharekës procesi mësimor, gjysmëvjetori i dytë pritet të fillojë më 18 janar të këtij viti. Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, për SuharekaOnline ka treguar se […]

DKA-Suharekë e gatshme për fillimin e procesit mësimor Foto: Ilustrim

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia me COVID-19, procesi mësimor, gjysmëvjetori i dytë në Kosovë pritet të fillojë me 18 janar 2021.

Edhe në Komunën e Suharekës procesi mësimor, gjysmëvjetori i dytë pritet të fillojë më 18 janar të këtij viti.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani, për SuharekaOnline ka treguar se në të gjitha shkollat është bërë përgatitja për fillimin e procesit mësimor për gjysmëvjetorin e dytë, ku edhe ka bërë të ditur se të mërkurën nga Ministria e Arsimit dhe Shkenës ka pranuar pako higjienike për secilën shkollë të komunës, të cilat përmbajnë dezinfektues, shampoona dhe termometëra.

Gjithashtu, Bajselmani ka njoftuar se nga MASH, DKA-Suharekë ka pranuar edhe 15 tabletë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar ka pranuar 633 tabletë nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, të cilë do t’iu shpërndahen fëmijëve me nevoja të veçanta.

Rikujtojmë se zyra e UNICEF-it në tërësi ka siguruar 800 tabletë përmes Ambasadës Britanike në Kosovë, 167 prej të cilëve janë shpërndarë tek Organizatat e Personave me Nevoja të Veçanta.