DKA-Suharekë anulon konkursin për mësimdhënës, bashkëpuntor profesional dhe teknik në disa shkolla

05.10.2021

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme DKA-Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është anuluar pjesërisht konkursi. “Në konkursin 05 nr. 1429 të datës 10.09.2021 të publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, anulohen këto pozita”, njofton DKA-Suharekë. Anulimi i pjesshëm i konkursit është bërë për këto pozita dhe shkolla:1. SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë, […]

DKA-Suharekë anulon konkursin për mësimdhënës, bashkëpuntor profesional dhe teknik në disa shkolla Foto: Ilustrim

Ndërsa, gjatë ditës së djeshme DKA-Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është anuluar pjesërisht konkursi.

“Në konkursin 05 nr. 1429 të datës 10.09.2021 të publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, anulohen këto pozita”, njofton DKA-Suharekë.

Anulimi i pjesshëm i konkursit është bërë për këto pozita dhe shkolla:
1. SHMP “Abdyl Ramaj” në Shirokë, për një bashkëpuntor profesional për lëndët e mjekësisë për 13 orë mësimi;
2. SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë, për një mësimdhënës/e për lëndët e ngrohjes qendrore dhe klimatizimi;
3. Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë, për një punëtor teknik/ndihmës.

Pozitat e lartëcekura anulohen për shkak se nuk janë plotësuar kushtet e konkursit dhe në mungesë të numrit të aplikuesve.

Njoftim-anulim-i-pjesshem-i-konkursit