DKA-Suharekë anulon konkursin për 4 mësimdhënës/e në 4 shkolla

03.09.2021

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 14 korrik të këtij viti kishte hapur konkurs për mësimdhënës/e në katër shkolla të kësaj komune. Ndërsa, gjatë ditës së sot,e DKA-Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është anuluar pjesërisht konkursi. “Në konkursin 05 nr. 1272 të datës 14.07.2021 të publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, […]

DKA-Suharekë anulon konkursin për 4 mësimdhënës/e në 4 shkolla Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 14 korrik të këtij viti kishte hapur konkurs për mësimdhënës/e në katër shkolla të kësaj komune.

Ndërsa, gjatë ditës së sot,e DKA-Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është anuluar pjesërisht konkursi.

“Në konkursin 05 nr. 1272 të datës 14.07.2021 të publikuar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, anulohen këto pozita”, njofton DKA-Suharekë.

Është bërë anulimi i pozitës për një mësimdhës/e për lëndën e Fizikës, fillon punën me datë 14.11.2021 në SHFMU “Shkëndija” në Suharekë.

Po ashtu, është bërë anulimi edhe për pozitën një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë) në SHFMU “Lidhja e Prizrenit” në Budakovë.

Gjithashtu, DKA ka bërë anulimin edhe për pozitën një mësimdhënës/e për lëndën e Fizikës për 10 orë në SHFMU “Besim Ndrecaj” në Maqitevë.

Anulimi është bërë edhe për pozitën një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës gjermane me plotësim orësh në shkollat tjera në SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan.

DKA-Suharekë ka bërë të ditur se pozitat e lartëcekura anulohen për shkak se nuk janë plotësuar kriteret e konkursit dhe normativit nr.05.2021.

njoftim-per-anulim-konkursi