DKA rishpall konkursin për pesë drejtor të shkollave

28.07.2021

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 14 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për drejtorë në disa shkolla të kësaj komune. Por i njëjti ishte anuluar para pak ditësh, saktësisht më datën 22 korrikpër shkak të mos përmbushjes së kushteve dhe kritereve të cilat kërkohen me Udhëzimin Administrativ nr.151/2020 të datës 22.12.2020. Ndërsa, sot […]

DKA rishpall konkursin për pesë drejtor të shkollave Foto: Ilustrim

Drejtoria e Arsimit në Suharekë më 14 maj të këtij viti kishte hapur konkurs për drejtorë në disa shkolla të kësaj komune.

Por i njëjti ishte anuluar para pak ditësh, saktësisht më datën 22 korrikpër shkak të mos përmbushjes së kushteve dhe kritereve të cilat kërkohen me Udhëzimin Administrativ nr.151/2020 të datës 22.12.2020.

Ndërsa, sot DKA-Suharekë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se është rishpallur konkursi për pesë drejtor të shkollave në Komunën e Suharekës, kryesisht atyre të mesme të ulët.

Rishpallja e konkursit për drejtorë është bërë për këto shkolla: SHFMU “Migjini” – Gjinoc, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” – Greikoc, SHFMU “Bajram Curri” – Nishor, SHFMU “Naum Veqilharxhi” – Mohlan dhe SHFMU “Drita” – Gelancë.

Njoftim-per-rishpallje-konkursit-Drejtor-Shkolle-fillore-2021