Djegia e shtëpisë në Nëpërbisht ku vdiq një person, policia jep detaje

08.10.2021

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle), ku zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, rreth orës 07:44. Me vendim të […]

Djegia e shtëpisë në Nëpërbisht ku vdiq një person, policia jep detaje Foto: Ilustrim

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle), ku zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Në brendi të shëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje në fshatin Nëpërbisht të Suharekës, rreth orës 07:44.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Fsh. Nëpërbisht, Suharekë, Raportohet se  në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe  fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, bënë të ditur PK-ja.