Dita e Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq-Suharekë: Vullnetarizmi është lumturi

05.12.2020

Sot më 5 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, e cila është caktuar në vitin 1985 nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së. Dita e Ndërkombëtare e Vullnetarizmit u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit. Kryqi i Kuq dega në Suharekë […]

Dita e Vullnetarizmit, Kryqi i Kuq-Suharekë: Vullnetarizmi është lumturi Foto: Ilustrim

Sot më 5 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, e cila është caktuar në vitin 1985 nga Asambleja e Përgjithshme OKB-së.

Dita e Ndërkombëtare e Vullnetarizmit u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit.

Kryqi i Kuq dega në Suharekë përmes një fotografie të postuar në faqen e tyre zyrtare në facebook kanë shkruar se “Vullnetarizmi është lumturi”.

Kjo është fotografia të cilën e ka shpërndarë Kryqi i Kuq- Dega në Suharekë nga faqja zyrtare e Kryqit të Kuq të Kosovës/ Red Cross of Kosova, ku pranë saj kanë shkruar: Vullnetart janë forca kryesore e Kryqit të Kuq të Kosovës, 5 Dhjetori Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, Ju faleminderit Vullnetar.

Gjithashtu, për nderë të kësaj dite organizata Let’s Do It do të mbajë ceremoninë e shpalljes së vullnetarëve të vitit 2020, në lagjen Pejton në Prishtinë në ora 11:00.