Dita e Rinisë, Muharremaj: I gatshëm ta dëgjoj idenë tuaj, që ëndrra juaj profesionale të realizohet këtu në Kosovë

12.08.2022

Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Rezoluta 2250 e Këshillit të Sigurimit për Rininë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson një njohje të paprecedentë të nevojës urgjente për të angazhuar ndërtuesit e rinj të paqes në promovimin e paqes dhe luftën […]

Dita e Rinisë, Muharremaj: I gatshëm ta dëgjoj idenë tuaj, që ëndrra juaj profesionale të realizohet këtu në Kosovë Foto: Ilustrim

Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën.

Rezoluta 2250 e Këshillit të Sigurimit për Rininë, Paqen dhe Sigurinë përfaqëson një njohje të paprecedentë të nevojës urgjente për të angazhuar ndërtuesit e rinj të paqes në promovimin e paqes dhe luftën kundër ekstremizmit dhe qartë i pozicionon të rinjtë si partnerë të rëndësishëm në përpjekjet globale.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë përkujtohet çdo vit në 12 Gusht, duke sjellë çështje rinore në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar dhe duke festuar potencialin e të rinjve si partnerë në shoqërinë e sotme globale.

Për këtë ditë ka folur edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Kryetari Muharremaj ka thënë se e di dhe e kuptoj, se kjo datë është bërë e zakonshme në kalendaret institucionale.

I pari i Komunës së Suharekës ka folur edhe lidhur me ikjen e të rinjve jashtë Kosovës.

“Kam kuptuar dhe paknaqësia ende është prezente në mendimet dhe debatet tuaja për vendin. Shumë pak po mbesin nga gjenerata juaj, sepse vendi ende po zbrazet. Duhet ta pranojmë të gjithë se u bënë gabime. Ka debate e akuza publike, mirëpo ajo që po vazhdon është ikja nga vendi”.

Ai tha se është i gatshëm t’i dëgjoj idetë e të rinjve, që ëndërrat e tyre profesionale të realizohen në Kosovë, duke shtuar se e di që e doni vendin tuaj dhe se keni energji dhe vullnet ta ndryshojmë realitetin i cili po na pengon të gjithëve.

Postimi i plotë i kryetarit Muharremaj:

12 Gusht – 2022 – Dita e Rinisë…

E di dhe e kuptoj. Se kjo datë është bërë e zakonshme në kalendaret institucionale.

Mirëpo kjo nuk mjafton. Ëndrrat tuaja dhe pritjet kanë qenë shumë më të mëdha dhe të arrituarat do të duhej të ishin më ndryshe.

Kam kuptuar dhe paknaqësia ende është prezente në mendimet dhe debatet tuaja për vendin.

Shumë pak po mbesin nga gjenerata juaj, sepse vendi ende po zbrazet.

Duhet ta pranojmë të gjithë se u bënë gabime. Ka debate e akuza publike, mirëpo ajo që po vazhdon është ikja nga vendi.

Unë, kam zgjedhur ta diskutoj me ju këtë shqetësimtë seciles familje.

Kauza jonë e re duhet të mbetet që ju ta gjeni zgjidhjen në vendin tuaj.

Ka kohë për përmirësim dhe pa diskutim se nuk duhet të humbim kohë vetëm në debate të thata.

Unë jam i gatshëm ta dëgjoj idenë tuaj, që ëndrra juaj profesionale të realizohet këtu në Kosovë.

E di që e doni vendin tuaj.
E di që keni energji dhe vullnet ta ndryshojmë realitetin i cili po na pengon të gjithëve.

Sinqerisht
Bali Muharremaj