Dita e I-rë me masa anti-COVID, sa u zbatuan ato në Suharekë, flasin nga Policia e Kosovës

08.04.2021

Të mërkurën kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID ku ndër to përfshihet edhe kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e gastronomisë. Për të mësuar se sa janë respektuar këto masa gjatë 24 orëve të kaluar SuharekaOnline ka kontaktuar me Zyrën për Informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Sipas togerit Shaban Osmanollaj […]

Dita e I-rë me masa anti-COVID, sa u zbatuan ato në Suharekë, flasin nga Policia e Kosovës Foto: Ilustrim

Të mërkurën kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID ku ndër to përfshihet edhe kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e gastronomisë.

Për të mësuar se sa janë respektuar këto masa gjatë 24 orëve të kaluar SuharekaOnline ka kontaktuar me Zyrën për Informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Sipas togerit Shaban Osmanollaj bëhet e ditur se në bazë të raportimeve të patrullave në teren në rajonin e Prizrenit të raportuara nga stacioni policor i Prizrenit, stacioni policor Veri-Prizren, stacioni policor Suharekë, stacioni policor Dragash, dhe stacioni policor i Mamushës nuk kanë hasur ndonjë lokal duke punuar dhe deri më tani është duke u zbatuar vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me masat anti-covid19.

“Aktiviteteve policore në zbatim të vendimeve të qeverisë së RKS-së dhe ligjit 07/L-006 – Anti-Covid , për datën 07.04.2021: Janë kontrolluar 169 lokale Në dy raste janë asistuar inspektorët komunal dhe janë dhënë 6 vërejtje policore. Numri i Gjobave (tiketave) sipas ligjit 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 mos respektim te masave ( Lëvizja pa maska): Gjithsej 96 tiketa, ndërsa nga këto vetëm në Suharekë janë shqiptuar 31 tiketa për mosrespektim të masave” ka bërë të ditur ai.

I pyetur se si po bëhet patrullimi i Policisë së Kosovës për mbikqyrjen e lëvizjes së qytetarëve pas ores 22:00 në Komunën e Suharekës ata bëjnë të ditur se Policia e Kosovës vazhdon me patrullime të rregullta, duke mbikëqyrur dhe zbatuar masat sipas ligjit anticovid19 dhe se gjatë kohës së kufizimit të lëvizjes nga ora 22:00-05:00 nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

Lidhur me atë se sa është respektuar vendimi i Qeverisë lidhur me mbylljen e lokaleve të gastronomisë në përgjigjen e togerit Shaban Osmanollaj thuhet se gjatë 24 orëve situata në Komunën e Suharekës ka qenë përgjithësisht e mirë, në një rast policia ka asistuar Inspektorët Komunal të cilët e kanë shënuar një fletëparaqitje për mosrespektim të masave.

Policia rajonale në Prizren, me mirëkuptim kërkon nga qytetarët të zbatojnë vendimet e qeverisë për masat anticovid19, duke qenë partnerë e zbatimit të strategjive dhe zbatimit të ligjit policia do te veprojë sipas kërkesave dhe udhëzimeve nga niveli qendror. Ne do të jemi vazhdimisht në shërbim të qytetarëve duke zbatuar dhe ndërmarrë masat adekuate për parandalimin dhe zbatimin e masave anticovid19. Kërkojmë të respektohet udhëzimet e IKSHP-së, duke mbajtur distancën, të vendosin maskat dhe të respektojnë orarin e qarkullimit.