Shala: Sakrifica e të rënëve i dha jetë kombit, ktheu dinjitetin dhe vuri themelet e lirisë!

13.06.2021

Sot në qytetin e Suharekës me një sërë homazhesh shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri. Qytetarët e Suharekës bënë homazhe në kujtim dhe nderim të të rënëve për liri. Në homazhe te varrezat e dëshmorëve mori pjesë edhe Lidhja Demokratike […]

Shala: Sakrifica e të rënëve i dha jetë kombit, ktheu dinjitetin dhe vuri themelet e lirisë! Foto: Ilustrim

Sot në qytetin e Suharekës me një sërë homazhesh shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri.

Qytetarët e Suharekës bënë homazhe në kujtim dhe nderim të të rënëve për liri.

Në homazhe te varrezat e dëshmorëve mori pjesë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dega Suharekë me kryetarin e saj, Ardian Shala.

Kryetari i LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala theksoi se sakrifica e dëshmorëve dhe martirtëve i dha jetë kombit, ktheu dinjitetin dhe vuri themelet e lirisë!

“Lavdi Kenan Halimit e Fadil Elshanit që ranë për të mos vdekur kurrë për çlirimin e Therandës”, shkroi Shala në rrjetin social “Facebook”.

Shkrimi i plotë i kryetarit të LDK-së dega Suharekë, Ardian Shala:

Urime 13 qershorin ditën e çlirimit të Therandës!

Në nderim të Dëshmorëve dhe Martirëve të lirisë.

Sakrifica e tyre i dha jetë kombit, ktheu dinjitetin dhe vuri themelet e lirisë!

Lavdi Kenan Halimit e Fadil Elshanit që ranë për të mos vdekur kurrë për çlirimin e Therandës!

Lavdi e Përjetshme të rënëve për lirinë tonë!