Dita e çlirimit në Suharekë, LVV: Duhet t’a kujtojmë me krenari luftën e popullit tonë për çlirim

13.06.2021

Sot në qytetin e Suharekës me një sërë homazhesh shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri. Qytetarët e Suharekës bënë homazhe në kujtim dhe nderim të të rënëve për liri. Në homazhe te varrezat e dëshmorëve mori pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje […]

Dita e çlirimit në Suharekë, LVV: Duhet t’a kujtojmë me krenari luftën e popullit tonë për çlirim Foto: Ilustrim


Sot në qytetin e Suharekës me një sërë homazhesh shënohet Dita e Çlirimit, duke e kthyer kujtesën në këtë ditë që shënoi fillimin e një epoke të re në liri.

Qytetarët e Suharekës bënë homazhe në kujtim dhe nderim të të rënëve për liri.

Në homazhe te varrezat e dëshmorëve mori pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë me kryetarin e saj, Salih Zyba.

Përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook” ky subjekt politik thekson se kjo ditë na kthen pas në kohë për ta kujtuar dhe nderuar lavdin e dëshmorëve.

Poashtu LVV dega Suharekë shkroi se duhet t’a kujtojmë me krenari luftën e popullit tonë për çlirim.