Dhurohen mbi 500 libra për bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Suharekë dhe SHFMU “Destan Bajraktari”

17.08.2021

Për Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” si dhe për SHFMU “Destan Bajraktari”, bashkëshortët: prof dr. Rexhep Doçi dhe prof. Naxhije Doçi kanë dhuruar mbi 500 libra, prej të cilëve 400 për bibliotekën e qytetit dhe tjerat për SHFMU “Destan Bajraktari”. Librat janë (400 tituj) janë nga biblioteka përsonale të blera gjatë viteve, ndërsa në mesin […]

Dhurohen mbi 500 libra për bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Suharekë dhe SHFMU “Destan Bajraktari” Foto: Ilustrim

Për Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” si dhe për SHFMU “Destan Bajraktari”, bashkëshortët: prof dr. Rexhep Doçi dhe prof. Naxhije Doçi kanë dhuruar mbi 500 libra, prej të cilëve 400 për bibliotekën e qytetit dhe tjerat për SHFMU “Destan Bajraktari”.

Librat janë (400 tituj) janë nga biblioteka përsonale të blera gjatë viteve, ndërsa në mesin e tyre ka edhe tituj që janë botime autoriale nga të dy bashkëshortët.

Titujt e librave janë në prozë e poezi (për fëmijë dhe të rritur) dhe janë tërheqës për lexuesit.

Dhuruesit e këtyre librave thonë se: “Veprim ynë i dhurimit të librave ishte dëshirë dhe etikë vazhduese nëpër vite. Edhe më parë dhe në vazhdimësi kemi bërë dhurim librash për biblioteka, kuptohet sipas mundësive (herë në numër më të shumtë, e herë edhe në numër më të paktë), me bindjen se libri në bibliotekën publike-shtetërore, por edhe në bibliotekat e shkollave (qofshin ato publike, apo private) do të jetë përherë më afër dhe në mënyrë më të organizuar për lexuesit e nderuar”.

“Dhurim librash (kuptohet në shenjë nderimi dhe urimi) kemi bërë edhe për individ të caktuar, si për familjarë dhe miq të nderuar (adhurues të leximit)”.