“Dhuro gjak, shpëto jetë”, të enjten në QKMF-Suharekë organizohet dhurimi vullnetar i gjakut
- 17.05.2022
- 0 komente
Më 19 maj (e enjte) është Dita e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi”.

Të enjten me rastin e kësaj dite, QKMF-Suharekë në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut organizojnë dhurimin vullnetar të gjakur në ambientit e QKMF-së.
Nga QKMF-ja kanë ftuar të gjithë qytetarët e komunës tonë që janë në gjendje të mirë shëndetësore të dhurojnë vullnetarisht gjak.
“Me rastin e Ditës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”Rexhep Kuçi” me datën 19.05.2022 në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzion te Gjakut organizojm dhurimin vullnetar të gjakut në ambientet e QKMF – Suharekë. Ftohen te gjithë qytetarët e komunës tonë që janë ne gjendje te mirë shëndetësore te dhurojnë vullnetarisht gjak. “Dhuro gjak,shpëto jetë”, thuhet në njoftimin e QKMF-së.

#Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut#Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare - Suharekë#QKMF-Suharekë
KOMENTE0
Leave a Reply