Dhuna në familje, 4 raste të raportuara në Policinë e Suharekës për 14 ditë

12.02.2021

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga çështjet më shqetësuese, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në mbarë botën. Problemet e ndryshme mes familjarëve përveç dhunës psiqike, shumë herë përfundojnë edhe me dhunë fizike, shkruan SuharekaOnline. Raportimet për rastet e dhunës në familje janë të shpeshta, e sidomos në vitin që lamë pas […]

Dhuna në familje, 4 raste të raportuara në Policinë e Suharekës për 14 ditë Foto: Ilustrim

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga çështjet më shqetësuese, jo vetëm në Republikën e Kosovës, por në mbarë botën.

Problemet e ndryshme mes familjarëve përveç dhunës psiqike, shumë herë përfundojnë edhe me dhunë fizike, shkruan SuharekaOnline.

Raportimet për rastet e dhunës në familje janë të shpeshta, e sidomos në vitin që lamë pas kur edhe ishim të izoluar si pasojë e situatës me pandeminë COVID-19, e cila ka ndikuar që të rritet numri i rasteve të tilla.

Ndërsa, raste e dhunës në familje kanë vazhduar të raportohen edhe gjatë muajve të parë të vitit 2021, në takimin për siguri lokale të Komunës së Suharekës, i cili është mbajtur të enjtën, Togeri i Policisë në Suharekë, Vehbi Bytyqi në fjalën e tij ndër tjerash ka treguar se gjatë këtyre 14 ditëve në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 4 raste të dhunës në familje.

Ndryshe, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në një prononcim për SuharekaOnline kishte bërë të ditur se gjatë vitit 2020 në Stacionin Policor në Suharekë janë raportuar 51 raste të dhunës në familje.