Dështon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK-Suharekë, nuk ka kourum!

  • 15.12.2022
Dështon seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga LDK-Suharekë, nuk ka kourum!

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Suharekë ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, e cila është mbajtur sot gjatë ditës së enjte në kuvendin komunal.

Grupi i kuvendarëve të LDK-së me mbështetjen e dy kuvendarëve të VV-së, ka ushtruar të drejten e tyre ligjore për të thirrur një seancë të jashtzakonshme të Kuvendit të Komunës.

Kjo seancë është thirrur për faktin që dy muaj më parë pushteti aktual përmes kuvendarëve të AAK-së dhe PDK-së pamundësuan që kjo temë të futej në rend dite në një seancë të rregullt.


Mbledhja e jashtëzakonshme e udhëhequr nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi filloi nga ora 10:00.

Kryesuesi i Kuvendit Komnal në Suharekë, Bexhet Kuqi në fillim të mbledhjes ka njoftuar se nga 31 anëtar sa i ka gjithsej kuvendi në bazë të nënshkrimeve prezent kanë qenë 12 anëtar, raporton SuharekaOnline.

Poashtu, Kuqi njoftoi se për të marrë një vendim në sallë duhet të jenë prezent së paku 16 anëtarë dhe ka konstatuar që nuk ka kourum të mjaftueshëm për të vazhduar seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga LDK.

E lidhur me këtë situatë pati reagime nga Urim Suka i LDK-Suharekë, i cili kërkoi nga zyrtari ligjor që të jep përgjigjje pyetjës së tij që kur nuk ka kourum a duhet të mbyllet seanca apo duhet të vazhdohet nga kryesuesi, apo të thirret për njëherë tjetër.

Ndërsa, në përgjigjen e tij, zyrtari ligjor, Avni Bytyqi tha se seanca nuk mund të vazhdohet ashtu siç e potencoi edhe kryesuesi i kuvendit Bexhet Kuqi, për arsye se nuk ka kourum dhe në asnjë dispozitë ligjore nuk është e rregulluar se çështja kur ka mungesë kourumi dhe e gjitha lihet në kompetencën e kryesuesit, i cili në këtë rast e mbylli këtë seancë dhe në momentin që mbyllet seanca përfundon gjithçka.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë