Deputeti Zyba nuk pranon ti shtrohet rruga me parregullësi të gjetura nga Auditori

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherit edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në degën e Suharekës, Salih Zyba përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka deklaruar se sot paradite ka pranuar disa telefonata për fillimin e punimeve në ndërtimin e rrugicës që ka qasje prona dhe shtëpia e familjes së tij në fshatin Bukosh.

Deputeti Zyba nuk pranon ti shtrohet rruga me parregullësi të gjetura nga Auditori

Deputeti Zyba ka theksuar se në mungesë të informatave si dhe në befasi të pyetje, ka kërkuar informata nga punëkryesi, mirëpo as ai nuk ka prezantuar ndonjë dokument.

Pas kësaj, Zyba ka vendosur që të njoftoj Policinë e Kosovës, ku edhe ka bërë të ditur se iu përgjigjen rastit.


I pari i LVV-së në Suharekë tha se duke shprehur keqardhjen për të gjithë të afërmit që janë banorë dhe shfrytëzuesit e kësaj rrugice, është e papranueshme që në emër të “autoritetit dhe pozitës” të shpërfillen procedurat dhe ligjet nga organet kompetente.

Ndërkaq, në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit të publikuar këtë javë për Komunën e Suharekës për vitin 2021, janë evidentuar 3 projekte të cilat janë bërë pa hartim të projekteve në Komunën e Therandës gjatë vitit 2021.

Nga Zyra Kombëtare e Auditimit derisa kanë publikuar në raport për Komunën e Suharekës për mos hartimin e projekteve ekzekutiv për projektet kapitale kanë shtuar se Udhëzuesi Operativ për Prokurim Publik, në nenin 20.10 parasheh që specifikat teknike për kontratën e punës duhet të përfshijnë një projekt ekzekutiv si pjesë substanciale të veten.

Për projektet si më poshtë nuk ishte zbatuar kërkesa ligjore që, për secilën kontratë të punës duhet të hartohet një projekt ekzekutiv (për këto projekte ishin përgatitur vetëm paramasat dhe parallogaritë):

• Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale: Bubulina; Xhavit Kelmendi; Milaim Bugari; Shaban Polluzha dhe rrugë tjera lokale Suharekë”, në vlerë prej 137,399€;
• Projekti “Rregullimi dhe sanimi i rrugëve lokale”, në vlerë prej 96,811€;
• Projekti “Ndërtimi i rrugëve lokale në lagjen Boka – vazhdim; ndërtimi i rrugës në lagjen Qarri – Esat Qarri – Greiqec”, në vlerë prej 26,301€.

Kurse zyrtarët komunal janë arsyetuar duke thënë se hartimi i projekteve ekzekutive nuk është bërë me qëllim të mos vonesës së procedurave të prokurimit.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë