Dëmet nga vërshimet, komuna ndan rreth 70 mijë euro, pritet asfaltimi i rrugës në Peqan

11.05.2021

Kanë kaluar rreth katër muaj që kur Komuna e Suharekës ishte prekur nga vërshimet, dëmet e të cilave arrijnë shumën afër 1 milonë euro. Komuna e Suharekës ishte njëra ndër komunat më të përmbytura, në të cilën janë shkaktuar dëme materiale dhe në infrastrukturë, ku dëmet më të shumta ishin në Peqan, Samadraxhë, Studençan, Nëpërbisht, […]

Dëmet nga vërshimet, komuna ndan rreth 70 mijë euro, pritet asfaltimi i rrugës në Peqan Foto: Ilustrim

Kanë kaluar rreth katër muaj që kur Komuna e Suharekës ishte prekur nga vërshimet, dëmet e të cilave arrijnë shumën afër 1 milonë euro.

Komuna e Suharekës ishte njëra ndër komunat më të përmbytura, në të cilën janë shkaktuar dëme materiale dhe në infrastrukturë, ku dëmet më të shumta ishin në Peqan, Samadraxhë, Studençan, Nëpërbisht, Tërrnje, Leshan, Reshtan.

Nga vërshimet dëme ishin shkaktuar edhe në murin mbrojtës të shkollës së fshatit Samadraxhë.

Komuna e Suharekës përmes procedurave tenderuese ka kontraktuar operatorin ekonomik N.P.T “Bamirs” si ofertuesin më të lirë me çmimin prej 69,649.00 euro.

Në bazë të kontratës në shumën e lartpërmendur përfshihet:
– Rregullimi i rrugës në Peqan (te vrella) – 30,873.75 €
– Rregullimi i kanalizimit (te vrella) – 6,627.50 €
– Muri mbrojtës në Samadraxhë – 20,307.75 €
– Riparimi me zhavor i rrugëve të dëmtuara nga vërshimet – 11,840.00 €.

Operatori Ekonomik tashmë ka filluar punimet ku sipas kontratës do duhej të përfundojnë jo më larg se 29 qershor 2021.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës pas reshjeve, ka marrë vendim që të ndajë 1 milionë euro për të gjithë teritorin e Kosovës, ku nga kjo shumë Suharekës i janë ndarë vetëm 58 mijë euro, edhe pse dëmet kanë qenë më të mëdha se kaq.

050-Fondi-emergjent