Delegacioni i Kuvendit Komunal të Suharekës në vizitë pune në Sarandë

24.06.2022

Delegacioni nga Kuvendi Komunal i Suharekës, i prirë nga kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuçi, po qëndron për një vizitë pune në Sarandë. Ata janë atje me ftesë të kryetarit të Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka. Ky delegacion sot ka vizituar Bashkinë e Sarandës ku ka takuar kryetarin e Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka dhe anëtarët e këtij […]

Delegacioni i Kuvendit Komunal të Suharekës në vizitë pune në Sarandë Foto: Ilustrim

Delegacioni nga Kuvendi Komunal i Suharekës, i prirë nga kryesuesi i Kuvendit, Bexhet Kuçi, po qëndron për një vizitë pune në Sarandë.

Ata janë atje me ftesë të kryetarit të Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka.

Ky delegacion sot ka vizituar Bashkinë e Sarandës ku ka takuar kryetarin e Këshillit Bashkiak, Asaf Stroka dhe anëtarët e këtij Këshilli. Gjatë këtij takimi janë shkëmbyer edhe përvoja nga puna dhe aktiviteti i të dy palëve, pasi Komuna e Suharekës dhe Bashkia e Sarandës tash e dhjetë vite janë të binjakëzuara.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Kuvendit Komunal të Suharekës dhe ata të Këshillit Bashkiak të Sarandës biseduan edhe për funksionimin e legjislativit në nivelin lokal dhe këmbyen përvojat e tyre.