COVID-19 në Suharekë, 104 raste aktive, 232 të shëruar dhe 24 viktima

12.11.2020

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale si çdo të enjte nga Zv.Kryetarja e Suharekës, Mihreije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE dhe KFOR-LMT raportohen këto ngjarje brenda dy jave në Komunën tonë. Në këtë takim u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19. Gjatë këtij takimi u njoftua se […]

COVID-19 në Suharekë, 104 raste aktive, 232 të shëruar dhe 24 viktima Foto: Ilustrim

Në takimin e mbajtur të rregullt të Sigurisë Lokale si çdo të enjte nga Zv.Kryetarja e Suharekës, Mihreije Suka së bashku me Policinë e Kosovës, OSBE dhe KFOR-LMT raportohen këto ngjarje brenda dy jave në Komunën tonë.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19.

Gjatë këtij takimi u njoftua se në Komunën e Suharekës që nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot janë gjithsej 362 raste prej te cilëve 232 të shëruar, 106 raste aktive me virus dhe 24 të vdekur.

Suka ka thënë se fatmirësisht gjendja në shkolla është stabile. Nënkryetarja gjithashtu ka biseduar edhe për aktivitetet e tjera që janë zhvilluar gjatë dy jave.

Për gjendjen e sigurisë ka raportuar rreshteri Luan Curri i cili e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjën e sigurisë, duke shtuar se gjatë javës kanë ndodhur këto raste: 5 aksidente në trafik me dëme materiale, 3 raste me lëndim trupor, 3 vjedhje, 2 kanosje, 2 dëmtime pronësore, 1 pengim i personit zyrtar, 1 vdekje e dyshimtë, 1 rast i dhunës familjare, 1 rast i falsifikimit të monedhës, 1 organizim i skenës piramidale.

Zyrtari policor ka thënë se janë shqiptuar 137 tiketa për kundërvajtje trafiku dhe 420 tiketa për mosrespektim të masave ndaj pandemisë.