COVID-19, 3 raste në Bukosh, 2 në Shirokë dhe 1 në Vraniq

11.08.2020

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Nga 171 rastet […]

COVID-19, 3 raste në Bukosh, 2 në Shirokë dhe 1 në Vraniq Foto: Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 463 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 171 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Nga 171 rastet e konfirmuara në tërë Kosovën, 6(gjashtë) raste janë konfirmuar në Komunën e Suharekës.

Sipas IKSHPK-së gjashtë rastet janë: 3(tre) në Bukosh, 2(dy) në Shirokë dhe 1(një) rast në Vraniq.