Bytyqi përmend në Kuvend projektet e Komunës së Suharekës që qeveria nuk iu ndau buxhet për vitin 2023

18.11.2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së enjte ka prezentuar Projektbuxhetin për vitin 2023, ku ka thënë se ky do të jetë buxheti më i lartë i prezantuar deri më tani. Albin Kurti ka thënë se për vitin e ardhshëm janë paraparë shtim të pozitave të reja të punës në inspektorate. “Buxheti për vitin […]

Bytyqi përmend në Kuvend projektet e Komunës së Suharekës që qeveria nuk iu ndau buxhet për vitin 2023 Foto: Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së enjte ka prezentuar Projektbuxhetin për vitin 2023, ku ka thënë se ky do të jetë buxheti më i lartë i prezantuar deri më tani.

Albin Kurti ka thënë se për vitin e ardhshëm janë paraparë shtim të pozitave të reja të punës në inspektorate.

“Buxheti për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro, kurse të hyrat buxhetore do ta arrijnë vlerën e 2 miliardë e 884 milionë euro.” tha Kurti.

Ndërsa, në foltoren e Kuvendit të Kosovës deputetja nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi ka thënë se Buxheti i Qeverisë Kurti për vitin 2023 është buxhet partiak, përjashtues ndaj komunave që nuk udhëhiqen nga LVV dhe diskriminues ndaj kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

“Nuk do të kisha dëshirë që ky diskutim të shtrihej në aspektin partiak, thënë më mirë të bëhet ndarje buxhetore partiake nga paratë e qytetarëve tanë. Kam tentuar të lexoj më shumë nga ana qytetarëve të cilët i përfaqësoj dhe kam parë se nuk janë vazhduar, apo thënë më qartë nuk është dhënë buxhet shtesë për vitin 2023 për shumë nga projektet e nisura” tha Bytyqi.

Bytyqi ndër tjerash theksoi se në listën e projekteve për të cilat qeveria nuk ka ndarë buxhet shtesë janë ndërtimi i rrugës “Brigada 123” sheshi në Suharekë, ndërtimi i rrugës Baqevc-Sallagrazhdë-Greikoc-Korishë-Suharekë.

Poashtu ajo tha se qeveria nuk ka ndarë buxhet edhe për ndërtimin e rrugës Qafë Duhël-Topell-Greiçvec-Papaz.

Albana Bytyqi poashtu, tha se përveç këtyre rrugëve ka projekte për shkolla të cilat nuk janë përkrahur nga Qeveria Kurti.

“Përveç kësaj janë edhe projektet për shkolla që nuk janë përkrahur nga buxheti i shtetit për vitin 2023, ndërtimi i shkollës fillore në Vraniq-Suharekë dhe ndërtimi i aneksit dhe renovimi i shkollës në Samadrexhë-Suharekë…” tha Bytyqi.

“Përderisa tek Komuna e Suharekës keni ndarë për kategorinë arsim dhe shkencë 8 milionë e 285 mijë 95 euro, ndërsa në Komunën e Podujevës të qeverisur nga partia juaj keni ndarë për të njejtën kategori 12 milion e 290 mijë 438 euro” shtoi ajo.

Bytyqi ndër tjerash tha se buxheti pë vitin 2023 ka nevojë të rishikohet dhe të rivendoset edhe njëherë.