Burri rrah gruan në Suharekë, viktima refuzon tretmanin mjekësor

30.12.2022

Dhuna në familje është njëra nga problemet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës. Raste të tilla lajmërohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, madje kohëve të fundit këto raste janë shpeshtuar. Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline. Një femër ka […]

Burri rrah gruan në Suharekë, viktima refuzon tretmanin mjekësor Foto: Ilustrim

Dhuna në familje është njëra nga problemet dhe sfidat më të mëdha për institucionet e Kosovës.

Raste të tilla lajmërohen çdo ditë në Policinë e Kosovës, madje kohëve të fundit këto raste janë shpeshtuar.

Një rast i dhunës në familje është raportuar të enjten edhe në Stacionin Policor në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Një femër ka raportuar në Polici se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Policia e Kosovës në Suharekë bën të ditur se viktima ka refuzuar të marr tretman mjekësor dhe se ky rast është duke u hetuar.